Sigal

Procesi i votimit për zgjedhjet lokale të 30 qershorit u mbyll në orën 19 të mbrëmjes, teksa ajo që ra në sy në përfundim të orarit zyrtar të votimit ishte pjesëmarrja tepër e ulët e zgjedhësve, të cilët kishin zgjedhur në masë bojkotimin e procesit.

Menjëherë pas përfundimit të votimeve ka ardhur reagimi i ish-ambasadorit, Prof.Dr. Lisen Bashkurti, i cili deklaroi se me këtë bojkot, sovrani foli duke afirmuar kauzën e pluralizmit politik. Në një koment për gazetën “Telegraf”, Lisen Bashkurti u shpreh se rezultati i pjesëmarrjes së ulët të zgjedhësve tregoi dështimin fatal të Kryeministrit Rama dhe Rilindjes së tij.

“Qetësia shprehu kulturën demokratike te qytetaret shqiptarë dhe opozita. Fitoi opozita politikisht. Fitoi Presidenti institucionalisht dhe moralisht. Por beteja vazhdon nga rreziku i vakumit institucional. Urime Shqipëri!” deklaroi për Telegraf, Prof. Lisen Bashkurti