Prof. Enver Bytyçi: Korrupsioni shkaktoi konfliktin e Velipojës

324
*
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Ngjarja e Velipojës është më e trishtë sesa ngjarja e Gërdecit. Jo nga numri i viktimave, por për shkak të korrupsionit, që e shkaktoi ngjarjen e Velipojës. Katër të vrarët dhe dy të plagosurit janë përgjegjësi shtetërore, jo vetëm e policisë, por edhe e korrupsionit në Ministrinë e Turizmit! Në Gërdec gjykata ka provuar pakujdesinë dhe shpërdorimin e detyrës! Madje Gërdeci për mua ishte akt terrorist anti-shqiptar! Është korrupsioni ai që shkaktoi konfliktin e Velipojës. Kjo duket qartë.

Asnjë banor i malësisë, as i Shkodrës, dhe as i Velipojës, dhe as i Shqipërisë, nuk konfliktohet, nëse në mes tyre nuk do ekzistonte korrupsioni shtetëror, dasia, padrejtësia dhe diskriminimi. Korrupsioni sjell padrejtësi dhe padrejtësia çon në konflikte. Korrupsioni sjell diskriminim dhe diskriminimi sjell luftë e kryengritje! Shqiptarët  kanë jetuar edhe në varfëri dhe nuk kanë protestuar e as janë konfliktuar. Por kur atyre u bëhet padrejtësi, nuk falin!  Padrejtësia në Velipojë e gjithkund në këtë vend, vjen nga korrupsioni shtetëror dhe politikat e diskriminimit, që ushtron qeveria e qeverisja!