Prof. Dr. Tritan Shehu: Politikat e Edi Ramës kanë humbur besimin e shqiptarëve

425
Sigal

Ish-deputeti i PD Tritan Shehu me anë të një statusi në rrjetet sociale ka publikuar foto nga pjesëmarrja e tij në Kongresin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Maqedoninë e Veriut.

Shehu shkruan se politikat që po ndjek Edi Rama në Shqipëri kanë bërë që të humbasë besimi i shqiptarëve.

Postimi i Tritan Shehut:

Pasojë e rëndë të politikave e qëndrimeve të Ramës, humbja e besimit të shqiptarëve kudo ku janë tek Shqipëria e tek Shteti shqiptar.

Këto ditë isha në Shkup për të marrë pjesë në Kongresin e BDI të Ali Ahmetit.

Realizova një intervistë të gjatë në Tetovë te Klan Macedonia me gazetarin e njohur Seladin Xhezairi, që do të transmetohet nesër ora 16.00.

Ndërsa në Shkup, Prishtinë e Tetovë pata rastin të bisedoj me miq e kolegë të politikës.

Kudo gjeta një ndjenjë të thellë kundërshtie ndaj politikave ndesh interesave tona, denigruese për Kosovën e dëmtuesese për integrimin tonë të “gatuara” nga Vucici, por të servirura nga Rama në shqip.

Ndjehej kudo një indinjatë e thellë ndaj Ramës për “gjellët” që po ofron, për fyrjet e tij të rënda ndaj sakrificave të Kosovës, për përbuzjen që ai tregoi ndaj liderave të saj, në krah të Vucic.

Fatkeqësisht i gjithë ky skenar makbethian i Ramës ndaj kombit tonë, ndjeshëm po krijon një mosbesim të thellë edhe të shqiptarëve jashtë kufijëve të Shqipërisë ndaj Shtetit tonë, gjë që rrezikon të ketë pasoja të rënda e të gjata për kombin tonë, unifikimin e tij, dinjitetin e rolin e tij në Rajon e më gjerë.