Vasili deklaratë të fortë: Shëndeti i shqiptarëve, shesh ku gatuan përsheshin ligësia e qeverisë Rama!

251
Sigal

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili akuzon qeverinë ”Rama”, ku thotë se masat e marra për pandeminë e Covid-19 nuk kanë dhënë rezultate.

Vasili nënvizon përmes një postimi në facebook, se shëndetësia është pa drejtim e gjithë në të gjithë sektorët. Për më tepër, Vasili thekson se shëndeti i shqiptarëve është praktikisht në mes të furtunës, në det të hapur pa busull dhe pa timon.

Postimi i plote:

Shendeti i shqiptareve, shesh ku gatuan persheshin paaftesia dhe ligesia e qeverise!

Pandemia e COVID po shenon dite gjithnje e me kritike dhe me shifra te infektimit dhe humbjes se jetes qe njohin vetem rritje.

Nje situate e tille rendohet e thellohet gjithnje e me shume nga paaftesia e drejtimit, propaganda dhe kapja ekstreme e qeverisjes.

Asnje mase e ndermarre nga qeveria nuk ka dhene asnje rezultat dhe nuk ka ndikuar ne asnje nga treguesit e pandemise.

Rritja me dhjetra here e rasteve te infektuar me COVID eshte fakt si dhe rritja e vdekjeve po ashtu.

Edhe mbyllja e tre muajve te pare mars – maj duke mos bere testime sherbeu vetem per te fshehur te verteten dhe per justifikuar financimin qesharak per Pandemine sepse duhej te vazhdonte financimi i koncesioneve dhe inceneratoreve.

Kjo mbyllje mars- maj pa testime krijoi mundesine e perhapjes se heshtur te Pandemise dhe rendimit ekstrem qe po perjetojme.

Ezaurimi aktual i kapaciteteve te spitaleve pa ditur se ku shkohet po ndodh perpara syve te te gjitheve dhe kolapsi i sistemit po pervijohet qarte.

Eshte pa drejtim e gjithe shendetesia ne te gjithe sektoret e tjere, se pari ne kontrollin e semundjeve kronike, qe jane shkaktaret kryesore te vdekshmerise si dhe se dyti ne ndjekjen e vdekshmerise foshnjore dhe amtare.

Improvizime politike, propagandistike pa asnje baze shkencore keto jane te gjithe veprimet e ndermarra per pandemine te cilat kane renduar ne menyre kritike situaten dhe duke sjelle per pasoje nje kolaps te paevitueshem te sistemit shendetesor.

Kesaj analize bazuar mbi fakte dhe evidence qeveria nuk mund ti shmanget dot dhe pergjigjet propagandistike vetem sa rendojne krimin shteteror ne menaxhimin e pandemise.

Kryeministri dhe lloj lloj sharlatanesh qeveritare, llomotitin per pandemine duke percjelle mesazhe njeri me i gabuar se tjetri, duke shtuar e shumefishuar kaosin dhe konfuzionin dhe ky eshte nje faj i rendi i shtuar per seicilin prej tyre.

Shendeti i shqiptareve eshte shnderruar ne nje shesh ku gatuan persheshin e saj paaftesia dhe ligesia e qeverise.

Shendeti i shqiptareve eshte praktikisht ne mes te furtunes, ne det te hapur pa busull dhe pa timon.