Drejtoresha e Lojrave të Fatit, kthen në “bixhoz” sallën e Komisionit Parlamentar!

500
Luneda Sufali, vetprezantohet “pastruese” në Komisionin Parlamentar të Ligjeve dhe kërkon që të mbrojë një projektligj për Lojrat e Fatit. 
Edhe “pastruesja” tallet me deputetë në Komisionet Parlamentare
E tha vetë Fatmir Xhafa, kryetari i Komisionit Parlamentar të Ligjeve, deputeti socialist, aty, në sallën e Komisionit të Ligjeve, në mbledhjen parlamentare. Që drejtoreshës së Lojrave të Fatit, Luneda Sufali, (e emëruar nga PS-ja, pas aksionit policor kundër kazinove) i paska ecur mbarë, deri tani, derisa drejtoresha fatmbarë e kazinove, e quajti edhe sallën e Komisionit të Ligjeve, si sallën e e bixhozit dhe provoi nëse mund të luante fatin e saj, duke bërë “humor e shaka”, me bekimin edhe të Ministrit të Financave Shkëlqim Cani, me deputetët e Kuvendit të Shqipërisë. Epo të thuash, që drejtoresha e kazinove, donte të tallej me deputetët e opozitës në Parlament, derisa u prezantua si një pastruese në Komisionin Parlamentar të Ligjeve, kjo edhe mund të pranohej, madje edhe mund të vlerësohej me dekoratë nga partia që e ka emëruar “Për merita të veçanta humori e satire”, por që drejtoresha socialiste të ironizojë kryetarin e Komisionit Parlamentar të Ligjeve, në sallën parlamentare, madje edhe me bekimin e Ministrit të Financave ( edhe ky deputet socialist), kjo do të thotë që, drejtoresha qënka kaq me fatmbarë, sa ajo ndihet që është mbi vetë …ligjbërësit. Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafa, i tregoi autoritetin parlamentar drejtoreshës arrogante të Lojrave të Fatit, që të mësojë të sillet jo si një pastruese.
Në fakt, meqë ndodhia në Komisionin Parlamentar të Ligjeve, me drejtoreshën e kazinove Luneda Sufali, ia kalon edhe fantazive të gazetarëve, po zbardhim gjithë shakatë, ironinë e drejtoreshës së kazinove ndaj kryetarit të Ligjeve, Fatmir Xhafës. Për hir të vërtetës, po botojmë edhe dialogun e plotë të humorit, satirës, të drejtoreshës së kaziniove Luneda Sulafi, me kryetarin e Komisionit Parlamentar të Ligjeve, Fatmir Xhafa.
Fatmir Xhafa, i drejtohet drejtoreshës Luneda Sufali: A ka mundësi që të mos flasësh, se do dalësh përjashta. Këtu e drejtoj unë mbledhjen. Atje ku merr pjesë ti, ta drejtosh ti. Dakort?
Sigal

Drejtoresha Luneda Sufali, flet diçka nëpër dhëmbë, por që fytyra I shpreh hapur shpërfillje.
Fatmir Xhafa, I nxehur nga reagimi i drejtoreshës: Përgjigje ku jap unë, s’mund të japësh ti. Nuk e di se çfarë pune bën atje ku je, por…
Drejtoresha Luneda Sufali, tërë ironi i përgjigjet: Pastruese…
Fatmir Xhafa: Atëhere, dil nga salla e mbledhjes.
Drejtoresha Luneda Sufali: S’kam pse dal. Kam ardhur të raportoj në Komisionin Parlamentar.
Fatmir Xhafa: Atë e vendos unë. Të lutem largohu nga karrikja, shko pas, atje.
Drejtoresha Luneda Sufali: S’mund të largohem, s’mund…
Fatmir Xhafa: Zonjë, po të them, urdhëroj unë këtu.
Drejtoresha Luneda Sufali: S’jam dakort, kam ardhur për të raportuar diçka.
Fatmir Xhafa: Këtë e caktoj unë. Ndaj, tërhiqu atje mbrapa.
Drejtoresha Luneda Sufali: Nuk mund të çohem.
Fatmir Xhafa: Tërhiqu atje mbrapa, atëhere do të ndërpres Komisionin e Ligjeve, për këtë problem.
Drejtoresha Luneda Sufali: Nuk tërhiqem.
Fatmir Xhafa: Nuk thërras pastruese unë.
Drejtoresha Luneda Sufali: Nuk tërhiqem unë.
Fatmir Xhafa: Zoti ministër (Canit) do marrësh masa, apo ta ndërpres Komisionin?
Drejtoresha Luneda Sufali: Ndërprite!
Ministri Shkëlqim Cani: Lëre tani. E thashë me shaka.
Fatmir Xhafa: Jo, të lutem, jo s’ka me shaka.
Ministri Shkëlqim Cani: Është drejtoreshë e Lojrave të Fatit.
Fatmir Xhafa: Akoma më keq, nëse na qenka drejtoreshë.
Ministri Shkëlqim Cani: Po, po, e tha me shaka. E tha për të bërë humor.
Fatmir Xhafa: Çfarë humori do bëjmë këtu. Po, pse për humor kemi ardhur këtu?
Ministri Shkëlqim Cani: Duhet të kishe filluar, prandaj….
Fatmir Xhafa: Muhabet, drejtoresha që bëka shaka në Komision? Nuk di se çfarë është parlamenti. Mësojuni punonjësve të tu. Thuaji se çfarë është parlamenti, pastaj…. Duket se i paska ecur mirë këto kohë, që flet qesim.
Dhe si çdo përrallë, që fundi është i mirë, edhe drejtoresha qëndroi përfundimisht, pa u tallur më me mbledhjen në Komisionin parlamentar të Ligjeve.