Me paterica por i buzëqeshur, Alvini kalon me sukses operacionin, ja fotot që tregojnë gjendjen e tij

472
Sigal

Pas rimarrjes nga kampi Al Hol, vogëlushi Alvin Berisha iu nënshtrua një operacioni, që synonte përmirësimin e gjendjes së tij shëndetësore.

Sikurse tregon doktoresha që ndoqi kurimin e tij që brenda kampit e më pas jashtë tij, Alvini ka kryer ndërhyrjen dhe tashmë është në gjendje të mirë shëndetësore.

Në foto që doktoresha Janis Jackson Hayes ka publikuar në rrjetet sociale, Alvini duket me paterica në duar, por i qeshur, në praninë e babait, Afrim Berisha.