Prof.Dr. Kristaq Kume: Vendim i Gjykatës Kushtetuese dhe mandati i z. Veliaj

Gjykatat Kushtetute nuk e trajtojë përmbajtjen e kësaj dispozite dhe nuk gjykoi dhe as nuk mori ndonjë vendim për kushtetueshmërinë e saj. Nuk ndodhi si p.sh. në rastin e trajtimit prej kësaj Gjykate për “hersin”, që në Kodin zgjedhor përcaktohej si detyrim për t`u zbatuar për ndarjen e mandateve të deputetëve sipas votave parapëlqyese që fitonte secili prej tyre. Gjykata e shfuqizoi hersin duke e vlerësuar si një instrument, zbatimi i të cilit binte ndesh me parimin e propocionalitetit.

Gjykata Kushtetuese pasi  pranoi dhe e shqyrtoi kërkesën e Z. Veliaj për të shpallur të pavlefshëm Vendimin e Këshillit të Ministrave që për ndërprerjen e mandatit të tij si i zgjedhur Kryetar i Bashkisë, Tiranë dhe pavlefshmërinë e dekretit të Presidentit që përcaktonte datën 9 nëntor, 2025 si datë për zgjedhjet e parakohshme për kryetarin e kësaj bashkie, gjykoi dhe vendosi në favor të ankimuesit. Pasoja e menjëhershme e këtij vendimi është mos ndërprerja e mandatit. Z. Veliaj, vazhdon të zotrojë mandatin e Kryetarit të Bashkisë Tiranë. Në një plan më të gjërë pasoja e këtij vendimi është efekti i tij në mirërregullimin e sjelljes ndaj detyrimit për të zbatuar ligjin dhe Kushtetutën prej kujtdo si dhe, në veçanti i shërben raporteve, që duhet të respektohen në marrdhëniet midis pushtetit ekzekutiv qendror dhe të zgjedhurve në pushtetin vendor.

NOA

Në vendimin e Gjykates kushtetuese theksohen si arsye mbi të cilat është mbështetur vendimi faktit se:

  1. Kushtetuta e jonë parashikon shkarkimin e kryetarit të bashkisë ose shpërndarje të Këshillit bashkiak me vendim të Këshillit të Ministrave vetëm duke ju referuar nenit 155 të Kushtetutës. .
  2. Procedura për marrjen e vendimit për shkarkim të kryetarit të bashkisë duhet të garantojë dhe të realizohet, në të gjitha hallkat e saj, në Këshillin bashkiak dhe në Këshillin e Ministrave, si një proces i rregullt në aspektin e së drejtës për t`u dëgjuar dhe për t`u mbrojtur nga i interesuari, ndaj të cilit do të merret vendimi.

Duke ju referuar këtij vendimi të gjykatës Kushtetuese janë shprehur edhe opinione sipas të cilëve, me vendimin e saj kjo Gjykate e pamundëson zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme në Bashkinë e Tiranë. Sipas tyre, Veliaj do të zotërojë mandatin e Kryetarit të bashkisë deri në përfundimin e kohës, 4 vjetë, të parashikuar në Kushtetutë për mandatin e të zgjedhurve vendor edhe pse, nëse nuk i ndryshohet masa e ndalimit , arrest në paraburgim, nuk do të ketë asnjë mundësi reale për ta ushtruar këtë mandat. Mandati i tij mund të ndërpritet vetëm në rast se dënohen, me vendim të formës së prerë nga gjyqësori, vendim që do të bëjë që për të të veprojë ligji për dekriminalizimin. Ky arsyetim është i barazvlefshëm me pohimin dhe pranimin e faktit që bashkia e Tiranës, për këtë periudhë të mbetur deri në zgjedhjet e rradhës për organet e pushtetit lokal, të qeveriset nga një i komanduar për efekt të parashikimit përkatës ligjor. Pra, qytetarët e bashkisë së Tiranës të humbasin të drejtën kushtetuese të tyre për t`u shërbyer nga një i zgjedhur prej tyre. Një lexim dhe kuptim i tillë i vendimit të Gjykatës Kushtetutës është e barasvlefshme me pranimin se, kjo Gjykatë, me vendimin e saj ka konsumuar një shkelje të rëndë të Kushtetutës. Për mendimin tim kjo nuk është kështu. Pse?

Gjykata Kushtetuese, me vendimin e saj i ka mbyllur Këshillit të Ministrave të gjithë rrugët për marrjen e këtij vendimi, përveç se vetëm duke ju referuar nenit 115 të Kushtetutës. Në këtë rast, Këshilli i Ministrave është i detyruar që të argumentojë pse mos paraqitja në detyrë, pa ndërprerje për një periudhe tre muaj, e kryetarit të bashkisë është shkelje e rëndë e ligjit.

Gjykata Kushtetuese vendosi hedhjen poshtë të vendimit për ndërprerjen e mandatit të kryetarit të bashkisë Tiranë për dy arsyet e dhëna më sipër. Ndër këto arye asnjera prej tyre nuk ka të bëjë me përcaktimin ligjor, nenin 62 , pika c, i ligjit “Për vetqeverisjen vendore”, në të cilin parashikohet rasti se kur Këshilli bashkiak duhet të veprojë, për të marrë vendim, për të propozuar ndërprerjen e mandatit të Kryetarit të bashkisë. Gjykatat Kushtetute nuk e trajtojë përmbajtjen e kësaj dispozite dhe nuk gjykoi dhe as nuk mori ndonjë vendim për kushtetueshmërinë e saj. Nuk ndodhi si p.sh. në rastin e trajtimit prej kësaj Gjykate për “hersin”, që në Kodin zgjedhor përcaktohej si detyrim për t`u zbatuar për ndarjen e mandateve të deputetëve sipas votave parapëlqyese që fitonte secili prej tyre. Gjykata e shfuqizoi hersin duke e vlerësuar si një instrument, zbatimi i të cilit binte ndesh me parimin e propocionalitetit. Ky vendim i Gjykatës Kushtetuese e detyroi Kuvendin e Shqipërisë të ndryshonte dispozitën përkatëse në Kodin zgjedhor. Për rastin Veliaj, vendimi i Këshillit bashkiak u hodh poshtë jo pse baza ligjore e tij u vlerësua në mospajtim me Kushtetutën, por, sepse procedura për zbatimin e kësaj dispozite nuk u zhvillua sipas kërkesave që duhet të plotësojë një proces i tillë vendimmarrës. Në këto kushte, nuk ka asnjë arsye dhe nuk mund të bëhet asnjë lloj arsyetimi se, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për mos ndërprerjën e mandatit të z. Veliaj, dispozita e mësipërme nuk ka fuqi veprimi të mëtejshme. Ajo është në fuqi dhe, në zbatim të saj Këshilli bashkiak i Tiranës duhet të rikonsiderojë, si detyrim ligjor, rimarrje në shqyrtim dhe të vendos për mandatin e Kryetarit të bashkisë, duke respektuar gjithë çfarë kërkon Gjykata Kushtetuese në lidhje me procedurën që duhet të ndiqet. Po ashtu edhe Këshillit të Ministrave, Gjykata Kushtetuese nuk i ndaloi të drejtën që ka për të shqyrtuar dhe marrë vendim në lidhje me mandatin e Kyetarit të bashkisë kur kjo i kërkohet nga vendimi që mund të marrë Këshilli bashkiak. Gjykata Kushtetuese, me vendimin e saj i ka mbyllur Këshillit të Ministrave të gjithë rrugët për marrjen e këtij vendimi, përveç se vetëm duke ju referuar nenit 115 të Kushtetutës. Në këtë rast, Këshilli i Ministrave është i detyruar që të argumentojë pse mos paraqitja në detyrë, pa ndërprerje për një periudhe tre muaj, e kryetarit të bashkisë është shkelje e rëndë e ligjit. Ky argumentim, në rast se je i interesuar do ta ankimoje vendimin në Gjykatën Kushtetuese do të jetë edhe lënda mbi të cilën Gjykata që do të vlerësojë dhe marr vendim nn mbështetje ose jo të vendimit të Këshillit të Ministrave për ndërprerjen e mandatit të Kryetarit të bashkisë.

Duke e lexuar si mësipër legjislacion që trajton ndërprerjen e mandatit të Kryetarit të bashkisë nuk ka arsye të pohohet se, tashmë Z. Veliaj e ka mandatin e Kryetarit të bashkisë, mandat që përsa kohë që nuk do të ketë një vendim të formës së prerë nga gjyqësori, qe ta shpall fajtor për veprat penale që akuzohet, do ta gëzojë deri në përfundim të afatit që përcakton Kushtetuta për mandatin e të zgjedhurve vendor.

Përveçse detyrimeve që vendimi i Gjykatës Kushtetuese përcakton se duhet të plotësohen në rast se do të rinisin procedurat për ndërprerjen e mandatit të Z. Velia, Vendimi i kësaj Gjykate krijon terren edhe për një trajtim ndryshe të këtij rasti. I gjithë ky proces ka si gjenerues të tij faktin se për z. Veliaj, i marrë si i pandehur,  është zbatuar masa e ndalimit “Arrest me burg”, e cila i ka pamundësuar paraqitjen në detyrë. Megjithëse Z. Veliaj i ka konsumuar shkallët e gjyqësorit për ndryshimin e kësaj mase, duke mbajtur parasysh edhe Opinionin e Komisionit te Venecies, i shprehur për rastin e ndalimit, me të njejtën masë, të Kryetarit të bashkisë së Stambollit, në thelb të të cilit është kujdesi i shtuar që duhet të bëhet nga organet gjyqësore për të siguruar procedura penale, të cilat të mos pengojnë ushtrimin e detyrës, në mënyrë të padrejtë, nga të zgjedhurit, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese mund të kërkohet dhe të gjenden rrugë për ndryshimin e masës së ndalimit, duke i dhënë, në këtë mënyrë, mundësinë Z, Veliaj që jo vetëm të gëzojë, por edhe ta ushtrojë detyrën e Kryetarit të bashkisë. Dhe në rast se pranohet dhe ka angazhim pozitiv për të ecur në këtë rrugë, arrihet që, në një masë të mirë të krijohen kushte për funksionimin normal të pushtetit vendor, në kuptimin e adiministrimit të punëve lokale nga të zgjedhurit  me votën e qytetarëve.