Prof. Dr. Elmaz Sherifi: Përse nuk pati tërmet në Dibër e Vlorë?

309
Sigal

Përse në Vlorë PS-ja u votua më pak se në 2017-ën?

Celibashi e shpalli rezultatin paraprak të zgjedhjeve parlamentare. PS me 74 mandate, PD me 59 mandate, LSI me 4 mandate dhe PSD me 3 mandate. U “shkrinë si kripa në ujë”, partitë e reja të dala nga PD vetëm një muaj para nga dita e zgjedhjeve dhe, Rudina, që pretendonte se ishte e PD-së, kandidoi me “thurjen”, e mbeti pa mandat. Përse nuk fitoi opozita ? Sepse ndryshimi i legjislacionit zgjedhor u bë, për herë të parë në Shqipëri, nga dy mazhorancat parlamentare, PS dhe “opozita e opozitës”, pa opozitën reale, kundër standardeve demokratike, për ta dëmtuar atë dhe procesin zgjedhor. Por, edhe pse ndryshimet kushtetuese e ligjore i eleminuan koalicionet parazgjedhore dhe i “shkrinë” partitë politike, edhe pse shteti u vu në dispozicion të zgjedhjeve, edhe pse partitë e reja të dala nga PD, i hoqën rreth 35 mijë vota opozitës, edhe pse shitblerja e votës u pasqyrua në raportin paraprak të institucioneve ndërkombëtare, që monitoruan zgjedhjet, edhe pse u bllokua hyrja e emigrantëve nga Greqia e Maqedonia e Veriut për të votuar, nëse LSI, do të kishte kandiduar në një listë me PD, opozita do i kishte fituar zgjedhjet minimumi me 71 mandate. Pas zgjedhjeve, Presidenti i Republikës bëri mesazhin e përcjelljes me qetësi të procesit, deri në numërimin e votës së fundit, kryeministri e ngriti podiumin e fitores para Monumentit të Skënderbeut dhe Kryetari i Koalicionit Opozitar, i dha përgjigje ftesës së Ramës për bashkëqeverisje, me premtimin, se do e ketë ” ballë për ballë”, dhe padurimit të disa drejtuesve të PD-së, që i kërkuan dorëheqje, pa u certifikuar zgjedhjet, me neglizhencë. Nga një analizë paraprake e rezultateve, lindin disa pyetje dilematike. Përse Shqiperia u nda, ‘kuq e blu,’ në Lumin e Matit?  Përse nuk pati “tërmet” në Dibër e Vlorë?  Përse Dibra e “tërmetit” të 2017 u fitua nga PD, dhe Vlora, ku Rama ka bërë investimet më të mëdha në historinë shekullore, pati ulje të rezultatit të zgjedhjeve për PS, krahasuar me rezultatin e 2017-së? Kjo ndodhi, sepse në të dy qarqet, funksionoi thirrja e Presidentit “rrëmbeni sfurqet”, nëse preket vota e lirë e zgjedhësve. Në Dibër, Mziu i “mbylli në makinë” shpërndarësit e lekëve për blerjen e votave, ndërsa në Vlorë, “mjeshtrat e tërmetit”, i tmerroi “hija e Presidentit”! Përse  PS pati tkurrje në Qarkun e Fierit, që konsiderohet bastion i saj, në raport me rezultatin e 2017-së, edhe kur Erdogan u “dhuroi” spitalin dhe pati rritje në Elbasan, ku sundon krimi? Sepse procesi zgjedhor në Fier ishte më i drejtë, ndërsa në Elbasan bandat, që kanë terrorizuar zgjedhësit, nuk u ndëshkuan, edhe kur u bënë shkak për vrasjen e një banori, ndërsa biznesmenët e tipit të “peshkut vrasës”, dolën në fushatë zgjedhore, sikur të kandidonin për deputet. Shikoni videot, që janë bërë meme në rrjetet sociale, ku nuk fshihet qëllimi i maratonës, nga Shqipëria e Mesme, deri në Veriun e Shqipërisë, sikur të ishte lider i PS-së. Le ta mbyllim me kaq këtë opinionin, për të pritur rezultatin zyrtar përfundimtar.