Urimi i ish-kryeministrit Berisha: Sakrifica e agjëruesve u ktheftë në mirësi për kombin shqiptar

454
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha uron besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit dhe mbylljes së muajit të shenjtë të Ramazanit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha ndër të tjera shkruan: “të lutemi që i Gjithëfuqishmi të pranojë sakrificen e tyre dhe ta kthejë atë në mirësi për ta, familjet e tyre dhe kombin shqiptar”.

“Sonte Nata e Bajramit!

Te dashur miq, sonte besimtarët muslimanë përmbyllin muajin e sakrificës dhe agjërimit dhe fillojnë kremtimet e festës së Bajramit. Me këtë rast le ti urojmë nga zemra të gjithë ata që agjëruan por dhe të gjithë besimtarët muslimanë dhe besimtarët e Zotit dhe të lutemi që i Gjithëfuqishmi të pranojë sakrificën e tyre dhe ta kthejë atë në mirësi për ta, familjet e tyre dhe kombin shqiptar!”, shkruan Berisha në urimin e tij.