Prof. Dr. Elmaz Sherifi: Pas Teatrit, legjitimiteti i zgjedhjeve vendore!

313
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Më 26 maj shkrova statusin “Një autoritet i ri institucional po vjen”! Gjykata Kushtetutese, edhe pse e pa plotësuar me anëtarë sipas Kushtetutës, po “lëviz me shpejtësi” për të “kapur kohën e humbur”. Deri tani ka shqyrtuar mjaft ankesa dhe ka kërkuar zbatimin e vendimeve të saj, nga të gjitha subjektet, që u lind detyrimi juridik. Problemet më madhore mbeten për t’u shqyrtuar. Ato do të jenë edhe prova e drejtësisë së jurisprudencës kushtetetuese. E kam theksuar disa herë. Prova bindëse e Reformës në Drejtësi do të jetë paanësia dhe drejtësia e vendimeve, që do të marrin Gjykata Kushtetutese dhe SPAK. Le të shpresojmë më shumë, se sa të humbasim besimin!

Me vendimin e pardjeshëm Gjykata Kushtetutese u dha “shuplakë fytyrës”

1.”Parlamentit të Sajuar” dhe ish deputetëve të pavotuar më 25 prill, që përbëjnë më shumë se shumicën absolute të “Parlamentit të Sajuar”, që bëri ligjin special për ndërtimin e Teatrit Kombëtar nga një kompani e preferuar dhe vazhduan avazin me shkarkimin e Presidentit, sikur të ishin deputetë!

  1. E shpalli antikushtetuese vendimin e Këshillit të Ministrave, që i “dhuroi” pronën e Teatrit Kombëtar bashkisë.
  2. Është antikushtetues edhe vendimi i Këshillit të Bashkisë, më sakte i Komitetit Ekzekutiv të Tiranës, për prishjen e Teatrit Kombëtar, përderisa janë antikushtetuese ligji dhe vendimi i Këshillit të Ministrave, që shërbyen si bazë ligjore për ta prishur Teatrin Kombëtar.

Cilat janë përgjegjësitë penale dhe përgjegjësitë civile për shkaktimin e dëmit në shembjen e Teatrit Kombëtar?

Përgjegjësitë le t’i përcaktojë SPAK, nëse do që të “fitojë statusin” e institucionit të Reformës në Drejtësi!