Enver Bytyçi: Gjyqtarëve dhe prokurorëve t’u ndalohet të marrin kontakte me diplomatë

333
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Ambasadorët çdo ditë në dyert e gjykatave dhe prokurorisë. Madje, shkojnë edhe në seanca gjyqësore. Takojnë kreun e Gjykatës Kushtetuese, kreun e Gjykatës së Lartë, apo kryeprokurorin, takojnë kreun e SPAK dhe hetuesit. Madje, ky lajm, nuk mungon asnjë ditë në mediet tona. Përveç takimit të Sorecës me kryetaren e Kushtetueses ditën që kjo gjykatë po shqyrtonte ankesën e Aleancës për Teatrin.

Që të zgjidhet njëherë e mirë kjo çështje dhe gjykata të pavarësohet nga diplomatët e huaj, e jo vetëm nga kriminelët dhe politika, propozoj: Opozita shqiptare të përgatitë një nen kushtetues e ta paraqesë në seancën e dytë të parlamentit të ardhshëm: “Gjyqtarëve, prokurorëve dhe hetuesve, iu ndalohet të marrin kontakte zyrtare e private me kriminelë, politikanë dhe diplomatë”! Atëhere do të kemi një gjykatë mirëfilli të pavarur.