Hyqmet Zane : Elbasanin e mirëpret një frymëmarrje e re me Luçiano Boçin

160
Sigal

Në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit, në mendje të vijnë personalitetet e fesë islame, që me diejt e tyre kanë lënë gjurmë në historinë e kësaj feje dhe janë lartësuar në sytë e besimtarëve. Emrat janë të shumtë, pro për shkak të persekutimit që u janë bërë figurave çame të fesë islame, do të fokusohesha tek kujtesa e një burrë Çamërie, që si një fetar i besimit Islam, reflektonte mirësi dhe ishte një njeri i njohur eskluzivisht në Elbasan. Ai nuk kishte pasuri materiale, por kishte një pasuri shpirtërore dhe mendore që e bënë Shuaip Pasha, të njohur në familjet elbasanase për shkak të konsekuencës dhe besimit islam. Nuk formoi familje për shkaqe personale, por vëllai Qemali, trashëgimtarë të Xho Musait dhe nanë Bekos, nipat dhe mbesat ia mbushën jetën me dashuri familjare dhe fitoi mbështetjen e pakushtëzuar. Shuaip Pasha lindi më 12 dhjetor1912 në Galbaq të Çamërisë. Duke qenë një djalë me zgjuarsi natyrale prej Zotit, babai e çoi në një shkollë fetare, Medrese për të mësuar për besimin Islam. Edhe pse kishte një problem të lindur nga këmba, ai nuk çaloi asnjëherë në jetën e tij dhe u bë një nxënës i shkëlqyer dhe një besimtar i devotshëm. Një nga shkaqet që çamët nuk u bënë palë me grekët ishte feja islame dhe të qenurit shqiptar. Pas ikjes nga Çamëria pas genocidit grek të 27 qershorit 1944, familja Pasha u vendos në Elbasan, duke qenë se kishin dijeni që banorët e këtij qyteti jo vetëm ishin besimtarë të mirë të fesë, por edhe vendi ishtë i begatuar me ullinj dhe portokalle e limona tamam si në fshatin e tyre në Galbaq. Duhet thënë se në Shqipëri Shuaipi ose siç e njihnin dhe e thërrisnin të gjithë Xha Shuhua, ka ushtruar fenë islame si hoxhë në Krrabë, Gramsh dhe Labinot. Kudo që shkonte i bënin respekt dhe ai linte një emër të mirë duke qenë se ishte një burrë me autoritet dhe fjalëmbël me mençuri e kujtesë brilante. Nuk kishte urrejtje në shpirt, por ngjarja e 1967-ës, kur feja u ndalua me ligj nga qeveria komuniste e kohës, Babai, siç e thërriste nipi i tij Mustafai, krijoi një urrjejtje të madhe për pushtetin në fuqi. Nuk mund ta pranonte një vepër që e cilësonte “xhahile”, që do të kishte pasoja tek njerëzit në të ardhmen. Xha Shuhua u bë pjesë e familjes së nipit të Mustafait, djali i madh i Qemal Pasha, duke gëzuar një respekt të veçantë nga të gjithë familja, veçanërisht edhe nga gruaja e nipit, që ishte ortodokse dhe që bënte ritet e fesë Islame.

Zgjuarsia e këtij njeriu ishte e dukshme, mjaft ta shikoje në sy që i shkreptinin dhe që krijonte një mirëkuptim të madh mes njerëzve të Elbasanit, që kudo e respektonin për fisnikërinë dhe mësimet që kishte për fenë Islame. Ashtu fshehurazi ai trokiste në çdo shtëpi për të lajmëruar se kur niste muaji i Ramazanit, kur ishte Nata e Mirë apo Kurban Bajrami. Sa e shikonin në derë, të gjithë e respektonin në maksimum dhe e dëgjonin me vëmendjes çfarë ai u thoshte.

Vetë e dinte dhe e niste agjërimin përpikmërisht kur ishte dita e agjerimit, sepse ai shikonte hënën dhe e vendoste, por edhe dëgjonte stacionin e Shkupit, që mësonte më shumë për muajin e shenjtë. Në familje nipi i tij i nderuar që tregoi një kujdes të veçantë, bënin bakllava për ditën e Bajramit, edhe pse në qytet kishte spiunë që vëzhgonin dhe dënonin njerëz, që tregonin besimin e tyre. Sipas nipit, Mustafait, mban mend sesi një herë kur po shikonin Kongresin e 8-të të PPSH, xha Shyhua pa që Mehmeti me Enverin putheshin me njeri-tjetrin me dashuri të shtirur. “Unë , – kujton Mustafai, – i thashë babait të shikonte se sa unitet kishin udhëheqësit e partisë. Ai më dëgjoi e më pa në sy dhe më tha “Mba vesh djalë, se ti nuk di gjë, ata e kanë frikë njeri–tjetrin dhe me bindje të them se ata flenë me koburë tek kokak”. Ishte fillim nëntori 1981 dhe më 17 dhjetor të po atij viti Mehmet Shehu u tha se vrau veten çka vërtetoi edhe thënien e tij.

I tillë ishte Xha Shuhua, njeri që dinte shumë dhe bisedat i bënte me qokë, siç i thonë fjalës dhe ndjehej i respektuar kudo ku shkonte. Njëherazi Shuaipi ishte edhe një specialist në krasitjen e ullinjve dhe portokallave çka ishin të interesuar ta merrnin në shtëpitë elbasanase që ia dinin punën dhe merakun e kujdesin që tregonte. Ndrroi jetë më dhjetor 1998 nën vëmendjen e nipit të tij Mustafait dhe vajzave të Mustafait si dhe u nderua nga të gjithë çamët veçanërisht, por edhe nga qytetarët elbasanas që e donin dhe e respektonin këtë bir të Çamërisë dhe që jetoi me dinjitet, me thjeshtësi dhe si një besimtar me devotshmëri dhe konsekuencë në Elbasan. Ishte besimi në fenë islame që e bënë formimin e tij të gjithanshëm, me mendje të ndritur dhe me gojë-ëmbëlsi dhe dashuri njerëzore si një ndihmues për këdo që kërkonte ndihmën e tij. Ndaj dhe në vdekjen e tij të gjithë qytetarët, që e përcollën në banesën e fundit, shprehën keqardhje se do mungonte njeriu i mirë Shuaip Pasha, ndaj dhe i jepnin Rahmet dhe luteshin që shpirti i tij të prehej në Xhenet!