Ne jemi shumica absolute pa aspak atdhe-dashuri dhe pa angazhim për të mbrojtur demokracinë. Ne jemi thjesht udhëheqës-dashës që u japim autokratëve tanë mandate dhe pushtet të pafund. Le të mos fshihemi si strucët, ata (nuk) janë përgjegjës për varfërimin material dhe shpirtëror të një kombi.
Gjoliku, Kuç 1985 -2025 : “Lart, më lart, o shokë, flamuj e partive! Lart, më lart, o shokë, flamuj të hajnive/Babezëve! Lart, më lart, o shokë, flamuj të gjithë varfërive! George Uashingtoni ishte burrë shteti, jo udhëheqës partie. Kur në 1796 iu kërkua të vazhdonte një mandat të tretë, ai tha: “Nuk e mposhtja një mbret për t’u bërë vetë mbret”.
Pas zgjedhjeve të vitit 2025, mos i akuzoni udhëheqësit e partive se nuk u ngritën kurrë mbi këtë status duke mos u bërë kurrë burra shteti.
JO, ata nuk janë fajtorë, sepse janë viktima të instinkteve frojdiane të parave dhe pushteteve absolut dhe të përjetshme.
Ne, votuesit, jemi përgjegjës që nuk e ndryshuam vendin tonë pozitivisht.
Ne jemi shumica absolute pa aspak atdhe-dashuri dhe pa angazhim për të mbrojtur demokracinë.
Ne jemi thjesht udhëheqës-dashës që u japim autokratëve tanë mandate dhe pushtet të pafund.
Le të mos fshihemi si strucët, ata (nuk) janë përgjegjës për varfërimin material dhe shpirtëror të një kombi.
Jo, ne jemi ata që jemi të vet-nënshtruar, të rehatuar sipërfaqësisht dhe kur varfëria shpirtërore, psikologjike, ekonomike dhe financiare na vret përditë dhe më shumë.
Shikoni gjithë indekset ndërkombëtare sa shumë po varfërohemi gjithnjë e më shumë.
Pas zgjedhjeve, pa një zgjidhje, është e vërtetë se do të vazhdojmë të jetojmë në një demokraci hibride në përkeqësim.
Ky është një mësim nga historitë politike të shumë vendeve në botë.
Sa më gjatë të qëndrojnë të njëjtët individë në qeveri apo edhe në opozitë, aq më shumë përkeqësohet performanca e tyre dhe aq më i madh është rreziku i rrëshqitjes në autokraci.
Por ne jemi edhe një “vend me fat ndërplanetarë”.
Kemi arritur një sukses të jashtëzakonshëm.
Në 15-16 Maj 2025, të gjithë udhëheqësit nga e gjithë Evropa do të na nderojnë me pjesëmarrjen dhe fotot e tyre para dhe pas Skëndebeut.
Nuk jemi në vitin 1912 dhe as në vitet 1945-1990, kur ishim vendi më i mbyllur në botë, kur ishte një festë kombëtare kur vinin Sihanouk ose udhëheqës nga vendet e botës së tretë.
Pse gjithë ky marketing dhe shumë i kushtueshëm, kur nuk merren vendime në këto takime?
Ata thjesht takohen dhe diskutojnë ide, trende mundësi dhe sfida zhvillimi, apo mundësi për zgjidhjen e konflikteve të përgjakshme që rishfaqen në Evropë pas 80 vjetësh.