Xhevat Mustafa: Nëpërmjet prokurorisë, Soros kapi pushtetin, financat dhe gjithë “Reformën në Drejtësi”

29
Sigal

Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott: George Soros nëpërmjet OJQ-ve, organizimeve të tjera dhe misionarëve të tij dhuron para për ekstremistët, për prokurorë rajonalë apo politikanë. Ai e ka kuptuar herët se nga ku dhe si kapet pushteti. Ti mund të mendosh se kjo arrihet “me anë të një senatori”, por në të vërtetë, jo. Janë prokurorët rajonalë, politikanët dhe drejtuesit kryesorë në nivel shteti. Ai dëshiron marrëzisht që krimi të lulëzojë, ndaj nuk lufton për të vërtetën dhe drejtësinë…

Duke shfrytëzuar me strategji të hollë dhe vizion të largët kushtetutën, shtetësinë, qytetarinë, pasaportën, lehtësirat dhe detyrimet amerikane, Xhorxh Soros arriti brenda një kohe të shkurtër të bëhej një “piramidë” brenda shtetit amerikan. Nga një lojtar apo aktor amerikan ai u bë kontinental e ndërkontinental. Për këtë u ndihmua edhe nga mos shqetësimi prej ndryshimeve politike të presidentëve dhe partive në Shtëpinë e Bardhë! Nga vështrimi kohor mund të thuhet se periudha e lulëzimit, e fuqizimit sa të bëhet përcaktues krizash qeveri-rrëzuese dhe rrotacion-realizuese, nisi me dekadën e viteve 1990, që përkon me dy mandatet presidencialë të Bill Klintonit (1993-2001), me meritë historike fushatën ushtarake kundër Jugosllavisë së Milosheviçit, përmbyllur me çlirimin e Kosovës. Mendja, duart dhe milionat e Soros kanë qenë të pranishme edhe në Liban, Siri, Libi, Jemen; në krijimin dhe monstruozimin e ISIS-it; në protestat popullore, deri në rrëzimin e qeverisë në Sri Lanka në ditët e para të korrikut 2022, pasi “recetat Soros” shkaktuan falimentimin ekonomiko-financiar të këtij vendi. Ndërsa në Evropë “tentakulat e oktapodit Soros” janë dukur në falimentimin e Bankës së Anglisë, mes shtator 1992, çka i hapi atij rrugët e miliardizimit të shpejtë; në krizat politike në Itali, Greqi, në Maqedoni dhe Malin e Zi, në luftën në Ukrainë…Në Kosovë, filoserbizmi dhe antishqiptarizmi sorosian u shpreh më 1998-1999, në luftën e UÇK-së e të NATO-s për çlirimin e Kosovës; në mbështetjen e hapur të krimeve çnjerëzore e genocidiste Milosheviçit dhe të ushtrisë së tij. Më vonë, për rritjen e ambicieve aneksioniste dhe e agresivitetit të Serbisë në veri të Kosovës e sidomos për Trepçën, si dhe në kuadër të Minishengenit Ballkanik dhe Ballkanit të hapur. Në Shqipëri, Soros ka krijuar qysh në fillim të viteve 1990-të Fondacionin “Shoqëria e hapur për Shqipërinë”, me homologe apo simotra edhe në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Serbi. Ky, ka pjellë “kopila” dhe “kopilesha”, OJF dhe organizata, që janë prezantuar si të pavarura. Tufa pjesëmarrësish në ato u futën dhe kapën pozita, edhe të larta, në PD, PS, PR, PSD…si dhe në institucione të larta të qeverisjes dhe të shtetit, në sindikata. Pasi “u thithën pangijshëm e pashpirtësisht” qumësht, gjak, djersë…këtyre ”lopëve” apo “dosave”, si dhe pasi pasuruan shpejt e fort, duke u bërë edhe me disa vila e apartamente, në qytete e plazhe si dhe duke i lënë “pisllëqet” e tyre në derën e PD-së, në shërbim të sloganit të Rama-parti-qeverisë se “të dy palët janë njësoj, i braktisën pa pikë keqardhjeje dhe mëdyshjeje.

  “Piramidën Soros”: Sipas njërit prej këtyre burimeve të mirinformuara, në mes janar 2023, njoftohej se Soros kontrollon dhe financon në SHBA dhe në vende të tjera: senatorë, kongresmenë, guvernatorë shtetesh, gjyqtarë e prokurorë; 253 media, 184 europarlamentarë, 19 gjyqtarë në Strasburg, prokurorë dhe gjyqtarë në shumicën e vendeve të Evropës Lindore ish socialiste.


Duke përdorur çdo mënyrë kanë korruptuar e korruptojnë diplomatë e zyrtarë të huaj! Në vendin tonë, gjatë këtyre viteve të fundit, investimet, OJQ-të, misionarët e Sorosit kanë qenë përcaktues për përçarjen, dobësimin, formalizimin apo defaktorizimin e PD-së dhe të opozitës. Por, edhe për shpalljen “non grata” dhe dënimin me “arrest shtëpie” të Berishës! Këto luftëra, konflikte dhe kriza ekonomike, politike, sociale, morale Xhorxh Soros dhe “ushtria e tij e paarmatosur”, por me tufa të shumta me “kuaj dhe pela Troje” deri në majat e piramidave qeveritare të shumë vendeve, i kanë shfrytëzuar për të përmbytur vendet më të zhvilluara e më të mëdha të BE- së, si dhe SHBA e Kanada me rreth 10 milionë refugjatë në dy dekadat e para të shek.21! Këto valë masive e të pandërprera refugjatësh kanë provokuar vështirësi, sforcime, dobësime të ndjeshme ekonomiko-financiare si dhe pakënaqësi dhe protesta popullore në këto vende! Shembujt më të freskët janë Italia, Franca,  Gjermania, Belgjika, nga 2020 e në janar 2024. Misionarët e OJQ-ve të Sorosit ndihmuan Aleksandar Vuçiçin dhe partinë e koalicionin e tij për “fitoren e pistë” në zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme dhe lokale në Serbi,  të kundërshtuara me të drejtë, edhe  me protesta masive nga opozita serbe dhe me mbështetje ndërkombëtare. Nëpërmjet ojq-ve, organizimeve të tjera dhe misionarëve të tij, Soros merr përsipër “reforma në drejtësi” dhe të llojeve të tjera, të cilat më shumë provokojnë se sa eliminojnë dhe zbusin kriza e probleme të moçme e të më vonshme. Në një shkrim të publikuar më 13.01. 2023 nga gazetari  Alexander Hall në FOX NEWS, thuhet: “Pata një bisedë me guvernatorin e Teksasit, Greg Abbott, i cili më shpjegoi se çfarë bën George Soros…! Ai dhuron para për ekstremistët e majtë, për prokurorë rajonalë apo politikanë…Ai e ka kuptuar herët se nga ku dhe si kapet pushteti. Ti mund të mendosh se kjo arrihet “me anë të një senatori”, por në të vërtetë, jo. Janë prokurorët rajonalë, politikanët dhe drejtuesit kryesorë në nivel shteti.” Ai dëshiron marrëzisht që krimi të lulëzojë, nuk lufton për të vërtetën dhe drejtësinë -shtoi Rogan!?