Prof.Dr.Arben Malaj: Deputetët kanë përgjegjësi morale dhe ligjore para elektoratit, dhe jo para kryetarëve të partive

167
Sigal

Komisioni parlamentar i Ligjeve duhet të thërrasë Kreun e Qeverisë dhe ministrin e Jashtëm dhe tu kërkojë , kopjen zyrtare të Marveshjes Ndërkombëtare për “Satelitin e mbretërisë kryeministrore” pasi mund të ketë kosto të rëndë financiare dhe sigurie edhe për brezat që vijnë

Satelitët e mbretërisë kryeministrore dhe kostot për taksapaguesit shqiptarë

 

Vettingu nocion shqiptar, po asociohet si syth i Kushtetutës

Ku u ndryshua sistemi zgjedhor dhe ne sot jemi në kritikën e ndërkombëtarëve, sepse në ndryshimin 2008 u fuqizua modeli oligarkik partiak.

Mbledhja e përbashkët e Këshillit të Legjislacionit për ndryshimet kushtetuese nisi punën këtë pasdite pa prezencën e opozitës. Në rendin e ditës së djeshme ishte shqyrtimi i nismës së Partisë Socialiste për shtyrjen e afateve të vetingut. I ftuar në Këshill në rolin e ekspertit nga fusha akademike, ishte ish-ministri socialist i Financave, Arben Malaj, i cili shprehu rezerva në lidhje me procesin e vetingut, edhe pse ai është i propozuar nga partnerët strategjikë të Shqipërisë. Akademiku Malaj u shpreh se vetingu është një nocion shqiptar, që i asociohet si një syth Kushtetutës. Gjithashtu ai u pozicionua kundër ndryshimeve të shpeshta në Kushtetutën e një shteti edhe kur ato janë emergjente.

“Unë do të doja që më përpara të flisnin ekspertët e fushës ligjore, megjithatë ju falenderoj për ftesën. Ne ekspertët e ekonomisë ndahemi në dy grupe, në ekonomistë, që bazohen te zhvillimi i sektorëve si bujqësia, turizmi, blegtoria apo degë të tjera dhe ekonomistë që e shikojnë zhvillimin e vendit te shteti ligjor. Përpjekje për të ndërhyrë në Kushtetutë shihet si vetëm një nismë e inicuar vetëm nga Partia Socialiste.

Të dinim dhe argumentet dhe qëndrimin e opozitës. Do të ishte mirë që ne si akademikë të vinim pasi të ishin gjetur dhe pikat e përbashkëta me opozitën. E dyta e bazuar në eksperiencën si akademik dhe ligjvënës, më vjen keq të them se i gjithë kuadri i vetingut të jetë një syth i veçantë i Kushtetutës është një novacion shqiptar, pavarësisht që është kërkuar nga partnerët strategjikë të cilët unë i vlerësoj.

Por, mund të them se në librarinë time unë kam shumë Kushtetuta dhe nuk di një rast që të kenë ndërhyrë kaq shumë në Kushtetutë; qoftë dhe për një gjë që është prioritare. Ne dimë se çdo shumicë a është 2/3 a është 3/5, a është 50 plus 1, nuk është garanci për funksionimin kushtetues të vendit. Garancia konkrete duhet të vijë nga ballafaqimi i Kushtetutës për ndarjen dhe balancave të pushteteve, ku një rol të rëndësishëm në këtë e luan Gjykata Kushtetuese

Unë dua të them rastin e Gjeorgjisë, ku qeveria përfshiu në kushtetutë faktin që vendi nuk do të kishte më ngritje taksash. Kjo garanci kushtetuese jo vetëm që nuk i shërbeu, por dëmtoi atë. E vetmja gjë ndodhi dhe në jetën tonë parlamentare, ku u ndryshua sistemi zgjedhor dhe ne sot jemi në kritikën e ndërkombëtarëve, sepse në ndryshimin 2008 u fuqizua modeli oligarkik partiak. Nëse flasim për shumicat në vitin 2016 ishin 140 deputetë që gjetën mirëkuptimin të dekriminalizoheshin. Kjo pjesë e vetingut të dalë si syth i Kushtetutës dhe t’i bashkohet drejtësisë.”, -tha Malaj

 

Deputetët përgjegjës moralë dhe ligjorë , nuk paguhen për të qenë kokëtundës të kryetarëve të partive

Prof.Dr.Arben Malaj

SOMARIO 1

Deputetët kanë detyrimin kushtetues për të përmbushur misionin e tyre si deputetë të votuesve

Somario2

Nëse Rama këmbëngul që në mars 2022 Shqipëria të ketë satelitin e tij në orbitë, ky është një rrezik i madh dhe me kosto të rënda. Komisioni parlamentar i ligjeve, ku bën pjesë edhe opozita, duhet t’i kërkojë Ramës të depozitojë kopjen zyrtare të Marrëveshjes

Mesazhi kryesor ; “Në qoftë se deputetët nuk ushtrojnë kontrollin parlamentar mbi projektin e satelitëve atëherë duhet të pranojmë që Shqipëria sot qeveriset nga një mbretëri kryeministrore”, që ka uzurpuar të gjitha pushtetet e tjera. Sipas ish presidentit amerikan Jeffersonit: “Kur populli ka frikë nga qeveria kjo është tirani”. Nëse Rama këmbëngul që në mars 2022 Shqipëria të ketë satelitin e tij në orbitë, ky është një rrezik i madh dhe me kosto të rënda. Komisioni parlamentar i ligjeve, ku bën pjesë edhe opozita, duhet të thërrasë Ramën dhe ministrin e Jashtëm dhe për Europën dhe t’i kërkojë Ramës të depozitojë kopjen zyrtare të Marrëveshjes Ndërkombëtare që ka bërë për këtë projekt. Kjo pasi nga këto “marrëveshje sekrete” mund të lindin detyrime ndërkombëtare, që mund të krijojnë kosto të rënda direkte dhe indirekte dhe jo afatshkurtra për vendin. Deputetët shqiptarë duhet të ndihen përgjegjës moralë dhe ligjorë për të garantuar ndarjen, ballancën dhe kontrollin e tre pushteteve, aq më tepër në një republikë parlamentare. Deputetët kanë detyrimin kushtetues për të përmbushur misionin e tyre si deputetë të votuesve. Ata nuk votohen dhe nuk paguhen për të qenë thjesht besnik: kokëtundës të kryetarëve të partive,të kryetarëve të listave për deputetë. Komisioni parlamentar i Ekonomisë dhe Financave duhet urgjentisht të thërrasë Ramën dhe ministrin e Financave që të depozitojnë aneksin e kësaj kontrate ku detajohen kostot konkrete direkte dhe indirekte të blerjes, por edhe të mirëmbajtjes së këtij shërbimi. Njohja e kostove edhe të detyrimeve nga të ashtuquajturat “marrëveshje sekrete”. janë të detyrueshme. Ato duhet të përfshihen në buxhetin afatmesëm dhe në buxhetin vjetor 2021 (nëse janë kryer pagesa) dhe në buxhetin e vitit 2022 për pagesat e ardhshme. Një gjë është e sigurtë, një projekt i tillë ku shpresohet që Rama të ketë satelitin e parë në orbitë jo më vonë se në mars 2022, duhet nisur prej kohësh. Ky proces ka patur kostot e tij të deritanishme dhe ka kosto të konsiderueshme për periudhën deri në nisjen e tyre dhe kostot vjetore të mirëmbajtjes së tyre. Rama! Më duhet të jap argument, por edhe llogari përse përzgjodhi versionin shumë të shtrenjtë të lëshimit të satelitëve shqiptarë dhe përse nuk zgjodhi të blinte shërbimin satelitor (outsourcing) me konkurencë dhe nga partnerë strategjikë. Ne opsion të dytë kostoja e shërbimeve satelitore do të ishte shumë më e ulët, garancia dhe suksesi i tyre shumë më i madh. Rama duhet të qartësojë përse për 8 vite nuk përdori platformat me kosto shumë më të ulët që përmirësojnë qeverisjen e vendit si p.sh. Check my school ( Check My School : A Case Study on Citizens’ Monitoring of the Education Sector in the Philippines )…Kontrollo shkollën time, rrugët, spitalet, mirëmbajtjen e mjedisit dhe shumë elementë konkretë të keq-qeverisjes që mund të përmirësohen me një qeveri pjesëmarrëse. Këto platforma ofrojnë cilësinë, më të lartë, në mënyrën më të shpejtë, me kosto më efektive, sepse bazohen tek qeverisja me pjesëmarrje.