Pro.Dr. Tritan Shehu: Rama kërkon të përdori ndryshimet e Covid për të larguar vëmendjen nga dështimet

107
Sigal

Ndryshimet Virale kerkojne masa inteligjente-jo Kasandra e mallkime per partneret!
Rama kerkon te perdori ndryshimet e Covid per te larguar vemendjen nga deshtimet, vecanerisht per vaksinen dhe mallkuar parteneret per ate qe kjo Qeveri nuk realizoi.
Ne fakt ky fenomen genetik paraqit deri me tashti:
–Disa mutacione virale qe e kane bere ate reth 70% me ngjites.
–Megjithese nuk duket qe virusi eshte bere direkt me demtues, fakti i rritjes se shpejtesise se transmetimit con ne mbi ngarkese te re te sistemeve shendetesore, gje qe ka pasoja negative mbi te semuret.
–Nuk ka te dhena qe ka ndryshuar efikaciteti i vaksinave.
Pra ne vend te mallkimeve, Rama e Qeveria e tij duhet te zhvillojne masa adaptuese si ne vendet e tjera, qe korelojne me cfare duhej bere, por qe nuk jane realizuar:
1-Sigurimi edhe me urgjent i sasive te medha te Vasksines Covid. Perdorimi i saj se paku per personelin mjekesor duhej te fillonte tek ne para 15 Janarit.
2-Rritja e shpejtesise se perhapjes se infeksionit imponon nje nivel me te larte te kujdesit paresor, shume fishuar edhe masat mbrojtese per ate personel.
3-Duhet organizuar me efikacitet mjekimi “ne shtepi” i pacienteve, gratis, pavaresisht rezultatit te “tamponit”.
4-Duhen shume fishuar testimet PCR e liberalizuar ne treg “testet e shpejta”, per tu mundesuar nga publiku kudo, ne cdo farmaci, laborator, ambulator etj.
5-Duhen cfrytezuar menjehere spitaleve periferike, rritja e shpejtesise se perhapjes detyrimisht con ne rritje te nevojave spitalore.
6-Me te njejten logjike duhet te zgjerohen e forcohen edhe Postet e Reanimacionit ne vend, qe dhe aktualisht jane larg standarteve.
Te gjitha keto e te tjera si sigurimi i maskave per popullesine, rregulla efikase etj, jane masa te kerkuara gjate nga ne, tashti te forcoheshin!
Por Rama ne deshtimin e tij jo vetem qe e ka lene gjendjen jashte kontrollit, po edhe sot kerkon te fshihet mbas “profecive” e mallkimeve, ndaj atyre qe jane shpresa jone e vetme.