Pritje madhështore në Peshkopi, Basha: Ky uragan është shprehje e padurimit për ndryshim. T’i japim fund “dimrit” 8-vjeçar

184
Sigal

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është pritur me shumë entuziazëm nga mbështetësit në Dibër.

Në qytetin e Peshkopisë, Basha ka dhënë mesazhin e tij para një numri të madh njerëzish, duke iu thënë se ka ardhur koha që ata dhe gjithë Shqipëria të votojnë për ndryshimin.

Vëllezërit dhe motrat e mi dibranë, ju përshëndes nga zemra. Ky uragan është shprehje e padurimit për ndryshim. Një dimër 8-vjecar i mbushur me vuajtje, ankth e pasiguri. Pas 8 vitesh lëngate, pas 8 vite premtimesh të pambajtura, grabitjeje e dështimesh, a do ja jepni më votën të keqes? Votoni ndryshimin në ekonomi, në arsim, në shëndetësi, në investimet e huaja. Ndryshimin që prisni nga unë dhe ekipi im, ndryshimin që meritoni. Zoti iu bekoftë ju, Zoti e bekoftë Shqipërinë”, tha Basha.