Kryemadhi në Kombinatit: Ja Kontrata që LSI ka propozuar për banorët e Kombinatit

296
Sigal

 

Kryemadhi: Po të duash që të kërkosh kartelën në hipotekë nuk ta japin. E ke provuar ta kërkosh kartelën?

Banori: Se kam provuar.

Kryemadhi: Unë them provoje një herë.

Banori: E provoj, por këta e kanë bërë zonë të kuqe Kombinatin, nuk merr dot asgjë.

Kryemadhi: Prandaj po të them, e ka bërë zonë të kuqe që ti mos të kesh mundësinë e rifreskimit, por ruaji letrat. Ne kemi një lloj procedure që po e nisim, në mënyrë të tillë për të bërë ndoshta edhe një pezullim absolut të kësaj. Ai do që të largojë shqiptarët dhe të sjellë të tjerët për atë punë, sepse nuk po ngopet. Për t’u ankuar do ankohemi ne, sepse edhe ne ë këtë punë do merremi, sepse më thënë të drejtën ju dhemb kjo puna e Kombinatit, kur merremi me çështjen e rindërtimit, sepse një nga problemet kryesore që kanë është tjetërsimi i pronave, ja kanë marrë dorën tjetërsimit të pronave.
Ne kemi një kopje kontrate, që duam t’ia shpërndajmë të gjithë banorëve, po jua lëmë edhe një kopje juve. Është një kopje e lidhur mes teje dhe Bashkisë së Tiranës, që të përfaqësohet nga një përfaqësues ligjor, se nuk mund të vijë ai të të thotë ik, pa letra e pa gjë fare. Ke të dhënat, ku objekt kontrate ka për çështjen e prishur të detyruar me vendim të Këshillit Bashkiak, sepse ai e ka marrë me vendim të Këshillit Bashkiak për ta prishur pallatin. Ne e kemi bërë këtë me një zyrë konsulence juridike, juve do ua lëmë të gjithëve për ta parë edhe për sa i përket bonusit të qirasë, është me disa nene, në mënyrë të tillë që nesër çfarëdo që të ndodhë, se këta që do ikin do ikin, nuk ka as pikën e dyshimit, por problemi është që prona juaj të mos prishet dhe kushdo që të vijë të ketë një hallkë dhe lidhje me shtetin.

Kontrata qe LSI ka propozuar per banoret e kombinatit

KONTRATË

 

E lidhur sot më datë ……………………………….,

Ndërmjet

BASHKISË TIRANË, …………………..

përfaqësuar nga përfaqësuesi ligjor ……………………

Për efekt të kësaj kontrate, Bashkia Tiranë do të quhet “palë e parë”

Dhe

Shtetasit  /identiteti i plotë , adresa———————–, pronar i njësisë së banimit, brenda godinës së shembur me nr………..

Për efekt të kësaj kontrate,  x  do të quhet “ palë e dytë”

Baza ligjore:

Kushtetuta e  Republikës së Shqipërisë , nenet 38 dhe 42,  Konventa Evropiane e të Drejtave                                  të Njeriut etj.

Akti Normativ   nr.  9 datë 16.12.2019  “ Për përballimin e Pasojave të Fatkeqësisë Natyrore”.

Kodi Civil, nenet 659, 662, 690 etj.

 

Palët bien dakord  me lidhjen e kësaj kontrate me kushtet si më poshtë:

Neni 1

Objekti  i Kontratës

Për mënyrën e zgjidhjes së strehimit  ndërmjet Bashkisë Tiranë  ( palë e parë) dhe  pronarit të njësisë së banimit (Pala e dytë)  brenda godinës  nr. ———,  miratuar prishja e detyruar e tij, me Vendim të Këshillit Bashkiak, Bashka Tiranë , me nr. ………….. date ……….”Për prishjen e detyruar të banesës private (Pallati nr.______, Rruga______ Njësia Administrative nr. 6, si rezultat i dëmtimit nga tërmeti i datës 26 nëntor 2019” , nga momenti i daljes nga banesa e deri ne momentin e dorëzimit të njësisë së ndërtimit.

Mënyra e kalimit në pronësi të njësisë ndërtimore në favor të palës së dytë.

Neni 2

Përshkrimi i Pronës

Pala e dyte  ka në pronësi një apartament  me sip. ….. m2, të përbërë nga………….. Apartamenti ndodhet në pallatin nr………   ,  rruga ———- kati………..,  ap. _______Njësia  Administrative nr. 6. Pronësia vërtetohet sipas  Certifikatës Për Vërtetim Pronësie, lëshuar nga Agjencia  Kadastrës Shtetërore Tiranë.

Neni 3

Pala e dyte,  pronare e njësisë  së banimit ,  brenda godinës së shembur me nr.——, do të përfitojë në pronësi , njësinë e banimit ,  brenda objektit të ri, në objektin  e ri, që do të ndërtohet  në truallin e godinës së shembur.

Ne objektin e ri, pala e dytë, përfituese e njësisë së banimit,  do të marrë në pronësi  të njëjtën sipërfaqe të hipotekueshme sipas  Certifikatës së Pronësisë, lëshuar  nga  Agjencia Kadastrës Shtetërore ose ish / ZVRPP Tiranë.

Neni. 4

Nëse struktura e njësisë së banimit që do t’i  kalojë  përfituesit , palës së dytë,  në objektin e ri do të jetë më e madhe se struktura e  njësisë së banimit që ka pasur përfituesi në pronësi brenda  objektin e shembur, atëherë  përfituesi i njësisë së banimit ka të drejtën të blejë  sip. tepër sipas dakordësisë  në palën e parë apo  subjektin ndërtues.

Neni 5

Për ambientet e shërbimit, që kanë qenë në katin e parë, pavarësisht statusit të tyre në certifikatën e pronësisë si apartament, te gjithë ato ambiente shërbimi të cilat janë të pajisura  me NIPT dhe kanë shërbyer si ambiente tregtare deri në momentin e daljes së vendimit për prishje të detyrueshme të godinës, pronarët e tyre të marrin të njëjtën sipërfaqe si ambient shërbimi dhe në ndërtesat e reja, me përjashtim të rastit kur pala e dytë kërkon të marrë njësi banimi.

Neni 6

Afatet  e fillimit dhe të përfundimit të punimeve  do të jenë të pasqyruara sipas grafikëve përkatës  të publikuar.

Neni 7

Për të gjithë periudhën e ndërtimit të godinës e deri në momentin e dorëzimit të njësisë së banimit, të përfunduar  me çelësa në dorë , pala e  parë merr përsipër strehimin e përkohshëm të palës së dytë në një ambient me të njëjtën sipërfaqe banimi, në afërsi të zonës ose trajtimin me bonus qiraje jo me pak se 35.000 lekë në muaj.

Neni  8

 

Me marrjen në dorëzim të njësisë së banimit  do të bëhet edhe kalimi i pronësisë së njësisë së banimit në favor të palës së dytë.

Neni  9

Nëse pala e parë nuk realizon  dorëzimin dhe kalimin e pronësisë së njësisë së banimit ne favor të palës së dytë,  brenda afatit kohor prej———-vitesh,  atëherë pala e parë detyrohet që t’i paguaj palës së dytë, vlerën e njësisë së banimit sipas sipërfaqes së përshkruar në “Certifikatën Për Vërtetim Pronësie” për njësinë e banimit që ka pasur në godinën e prishur.

Neni 10

 

Në rast mos përmbushje  të detyrimeve sipas kësaj kontrate, palët  fillimisht  do t’i zgjidhin me mirëkuptim, në të kundërtën do të zgjidhet në gjykatën kompetente , Tiranë.

 

-Kontratës i bashkëlidhen si pjesë e saj:

“Certifikata për Vërtetim Pronësie”

Certifikata e  Gjendjes Familjare

Vendimi i Këshillit Bashkiak