Presidenti Meta, thirrje qeverisë: Të vendoset menjëherë dialogu me gratë greviste

279
Sigal

Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me grevën e naftëtareve, gjendja shëndetësore e të cilave vazhdon të përkeqësohet dita-ditës.

Presidenti Meta i bën thirrje qeverisë që të vendoset menjëherë dialogu me gratë naftëtare për një zgjidhje sa më të pranueshme të kërkesave të drejta të tyre.

Më tej, kreu i shtetit shton se “Është shumë e rëndësishme të bëhet çdo përpjekje, pa vonesa të metejshme, për një trajtim të përgjegjshëm shtetëror dhe njerëzor të kësaj çështje, me qëllim zgjidhjen e kësaj situate të rëndë sociale dhe humanitare përpara se të përballemi me probleme shëndetësore që mund të rrezikojnë jetën e të ngujuarve“.

Postimi i plotë i Presidentit Ilir Meta në Facebook:

Është tepër e domosdoshme dhe bëj thirrje për vendosjen e menjëhershme të dialogut mes Qeverisë dhe grave greviste e naftëtarve për një zgjidhje sa më të pranueshme të kërkesave të drejta të tyre, për të shmangur përshkallëzimin e situatës me pasoja për shëndetin e grevistëve.

Është shumë e rëndësishme të bëhet çdo përpjekje, pa vonesa të metejshme, për një trajtim të përgjegjshëm shtetëror dhe njerëzor të kësaj çështje, me qëllim zgjidhjen e kësaj situate të rëndë sociale dhe humanitare përpara se të përballemi me probleme shëndetësore që mund të rrezikojnë jetën e të ngujuarve. 🇦🇱