Analisti Fatos Lubonja: Ky është regjim, jo demokraci dhe si çdo regjim, rrëzohet me votë të lirë. Sondazhet po manipulohen nga PS

234
Sigal

Analisti Fatos Lubonja pohoi dje shprehur se sondazhet për zgjedhjet e 25 prillit janë të manipuluara dhe se shqiptarët janë të zhgënjyer nga ky regjim, pasi nuk mund të quhet demokraci. Lubonja me ironi tha se këto sondazhe dalin pozitive vetëm për faktin se është pyetur Pëllumb Pipero, i vetmi që është pasuruar gjatë pandemisë sipas Lubonjës. Mjeku epidemiolog që për një vit me radhë doli në çdo studio duke thënë se nuk kishte aspak lidhje me politikën, ka nisur të angazhohet së fundmi në Partinë Socialiste, e cila ka ‘rrëmbyer’ edhe Najada Çomon, shefen e Shërbimit Infektiv në QSUT. “Në Itali ka më shumë se një herë në vit greva në aeroporte dhe s‘i shkon njeriu në mend që këta njerëz do i çojnë në polici dhe i bëjnë presion për vendin e punës. Kjo është regjim, jo demokraci. Si rrëzohet një regjim? Më votë të lirë apo forma të tjera. Një njeri që thotë ‘hiqni shqiptarët dhe merrni disa njerëz pa gojë’, ky është mentalitet regjimi. Ai me ekonominë mban pushtetin dhe pushtetin me ekonominë. Sondazhet janë të manipuluara, pa dyshim, është absurde të dëgjosh që në sondazhe janë të pakënaqur dhe 50% votohet për PS. Ata nuk dinë kë kanë pyetur, Piperon më duket, vetëm ai është pasuruar nga pandemia. Këtu është fjala për tetë vite qeveri të dhunshme”, – tha Lubonja.