Teksa pritet arrestimi i deputetit të PS, Alqi Bllako pas skandalit me aferën e inceneratorëve, kryeministri Rama ka zgjedhur të shfajësohet sërish pas mbledhjes së Kryesisë së PS, duket thënë se përgjegjësia nuk është kolektive.
“Sot që flasim, përgjigja ime është në parim. Në rastin konkret dhe në të gjitha rastet nuk e caktoni as ju dhe as unë. Deri kur drejtësia të thotë fjalën e fundit, këta njerëz quhen të pafajshëm. Përgjegjësia nuk është kolektive në demokraci.”-tha Rama.
Kreu i qeverisë deklaroi më tej se mbështet Reformën në Drejtësi për një Shqipëri të drejtë për të gjithë.
“U morëm me shumë vendosmëri, së bashku me PS e kemi udhëhequr dhe vazhdojmë të mbështesim Reformën në Drejtësi. Reformimi i drejtësisë të bëjë të pamundur që të ketë një Shqipëri të drejtë për të gjithë. Në nivelin personal dhe njerëzor jam shumë i keqardhur. Në nivelin e detyrës i shoh këto që ndodhin si rezultat i asaj që kemi bërë.”-tha Rama.
Kjo nuk është hera e parë që kryeministri Edi Rama shfajësohet për zyrtarët e PS të cilët shkelin ligjin duke thënë se përgjegjësitë janë individuale.






















