Fatos Lubonja: Banda është partia-shtet

267
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Pyetja e parë është: si ka mundësi që ky sistem drejtësie që po të jetë jashtë peshkut, s’e ka ndjerë qelbjen e kokës. Këto janë bishta, dhe merret me ta. Nuk merret me të tërën, dhe kjo të çon te dyshimi se kemi të bëjmë me një show, fasadë dhe i shërben drejtësisë së re për të legjitimuar vetveten. Nga ana tjetër, heshtja e tyre, siç është heshtja e SPAK për masakrën elektorale, apo dhe për kryebashkiakun, në zyrën e tij u hodh një bombë. Të gjithë mendojmë se aty kishte ndonjë aferë korruptive, larje hesapesh. Na dalin kryetar bashkie njëri pas tjetrit të korruptuar. Por kush i ka vënë ata atje?! Kjo është çështja. Zhvillimi i mbarë për mua është kur të kem bindjen se këtu ka një drejtësi të pavarur, e cila ka filluar të vrapojë, jo si bojaxhi. Një ndërtesë që është e kalbur në strukturën e vetë, ka nevojë për strukturim të ri dhe jo të marrë disa bojaxhinj. Nuk e quaj fillim i mbarë, por një operacion fasadë.

Këtë e them për përvojat politike të Ramës, por edhe për kulturë. S’e mendoj si operacion të pavarur. Fasada si mbulim i të vërtetave nuk mund të jetë fillim i mbarë. SPAK kishte masakrën zgjedhore dhe s’bëri asnjë gjë. Unë mendoj se është një ngjarje e veçuar që përdoret më shumë për fasadë. Nëse vërtetë do të ishte një drejtësi që i shkon drejt fundit lidhjeve të këtij, do të shqepte të gjithë sistemin. E them që koha do ta tregojë, por koha po tregon përditë. Por kur presim ne?! Kjo nuk është diçka negative, se nuk mund ta them. Dikush merr një sinjal, edhe regjimi nuk do që të duket kaq hapur. Është negative, pasi bëhet për të fshehur krimet e mëdha që bëhen në Shqipëri, me shifra qind herë më të mëdha, abuzime me mijëra euro. Para disa ditësh pamë atë operacionin ‘Shpirti’ që vinte nga jashtë. Paratë e krimit pastrohen aty. Po SPAK pse nuk ka vepruar me herët? Apo kur vijnë ndërkombëtarët.

Nuk mjafton nëse nuk ndërtojmë dot institucione, të drejtësisë, apo mediatike apo shoqëri të fortë civile. Nëse kemi një parti- shtet që po forcohet, është banda e këtij vendi, ndërsa ai, Tushe, është bishti i kësaj bande. Provat janë të pafundme, mund t’i kapësh gjithandej. Përgjimet e Dibrës dhe të Durrësit u morën me bishtra. Duke nisur nga shefat e policisë, si Veliu. Ka  prova për t’i shkuar Teatrit deri në fund, pasi ai manipulim kërkohet që të gjykohet. Gjykata jep vendim të pjesshëm, pasi nuk u trajtua shembja. Ka futur dhe Gjykata Kushtetuese dyshimin te njerëzit se kemi të bëjmë me show, dhe se asgjë nuk ndryshon në Shqipëri. Kam bindje se, asgjë nuk ndryshon. Doja të shihja përtej një drejtësie që vepron.