Engjëll Musai: Mjekët dhe laborantët e shëndetësisë, zëvendësohen nga “ kasapët e politikës ”

247
Sigal

Engjëll Musai
Drejtor i Gazetës Telegraf

Analiz nga Engjëll Musai/ Pasi i dhuroi 1.2 miliard lekë pa tender, ministria e Manastirliut  i bënë peshqesh  edhe 2 miliard lekë të tjera për teste Covidi oligarkëve të shëndetsisë. Tenderi u përfitua me 10 USD për 1 analizë, por shqiptarëve ju shit me 130 $, pasi me këto para në vend të specialistëve të mjeksisë paguhen opinionistët e politikës. Këtë analizë duhej ti bënte falas check-upp, pasi shqiptarët paguajnë 150 milion euro në vit sigurime shëndetsore. Ja skandali i radhës.

“Shqiptarët kanë 2 vjet, që nuk bënë një analizë pa pagesë për covidin nga kompania, që i është dhuruar Check-up, dosja e të cilit vazhdon të qëndrojë në SPAK, bashkë me emrat e hartuesve të kësaj PPP dhe firmëtarëve të VKM. Në fund të fundit ç’e duan shqiptarët këtë koncesion kur në ditën më të zezë, sikurse ishte Covid-19, analizat i bënin me paratë e xhepit!!”

Ndërkohë që mjekësia shqiptare është tërësisht në intubim dhe spitalet janë në mëshirë të fatit, ministria e Manastirliut, prokuron mbi 2 miliard lekë për testet anti-covid gjatë 12 muajve të ardhshëm. Nëse këto para do të shkonin për spitalet, ilaçet e infektivit, dhe spitalit të Sëmundjeve të Mushkërive (Sanatoriumi) do të ishin më të dobishme në krahasim me faktin që këto para po hidhen tek oligarkët e shëndetësisë, të cilët paguajnë “anal-istë”  me rroga 23 milion lekë në muaj: Pikërisht nga paratë që marrin prej koncesioneve të shëndetësisë, pra nga taksat, gjaku dhe djersa e shqiptarëve. Sigurisht me urdhër dhe porosi nga agallarët e pushtetit, që nuk u dhimbset populli. Ky është një turp dhe skandal i madh! A e analizuat këtë marrëzi, që u bë publike “falë” patronazhistëve dhe rrjedhjes së të dhënave personale, ku “kasapët” e opinioneve politike paguhen me taksat, që shqiptarët, që i paguajnë këto para për shëndetin e tyre, prindërve në pension, fëmijëve apo cilitdo qytetarë, që e zë halli dhe shkon në spital?! Po me kaq para do kishit marrë të paktën dy specialistë të klinikave mjekësore perëndimore në fushën e mjeksisë, ose do ishin paguar minimalisht gjashtë specialistë të talentuar shqiptar, ( me 4 milion rrogë në muaj), të cilët për shkak të pagës qesharake që ju u jepni kanë ikur nëpër Europë dhe Amerikë. Por ata nuk bëjnë politikë dhe nuk mund të përdoren si “kamikazë” nga zyrtarët e politikës e qeverisë shqiptare. Por le t’i kthehem skandalit të tenderit preferencial të ministrisë së Shëndetësisë. Shqiptarët kanë 2 vjet që nuk kanë bërë një analizë pa pagesë për covidin nga kompania, që i është dhuruar Check-up, dosja e të cilit vazhdon të qëndrojë në SPAK, bashkë me emrat e hartuesve të kësaj PPP dhe firmëtarëve të VKM. Në fund të fundit ç’e duan shqiptarët këtë koncesion kur në ditën më të zezë, sikurse ishte Covid-19, analizat i bënin me paratë e xhepit?! Po të gjitha analizat që qytetarët duhet të bënin nëpërmjet check-up, duhej të ktheheshin për të diagnostikuar sëmundjen e covid, me testet falas, ashtu sikurse i bënë gjithë bota. Por këtë gjë ministria jonë e Shëndetësisë dhe shushunjat e qeverisë, e PPP-ve nuk e pranojnë se duan të fitojnë pafundësisht dhe nuk ngopen edhe pse mijëra shqiptarë vdiqën në spitale dhe shtëpi dhe miliona të tjerë u kuruan në banesa dhe i paguan ilaçet nga xhepi, me borxhe ose kredi. Ministria e Manastirliut i ka dhënë spitalit që vetëm emrin ka “Amerikan” pasi nuk ka lidhje fare me shërbimet e Amerikës, pasi edhe mjekët janë nga  zonat më të thella të Jugut dhe Veriut, por vetëm amerikanë nuk janë. Por kjo është tjetër gjë dhe sigurisht kërkon dhe hetim profesional edhe etikë mjeksore në raport me pacientët. Para 1 viti, po ky koncesionar ka marrë edhe një tjetër tender 1.2 miliard për testin dhe kostoja me të cilin u fitua tenderi ishte afërsisht 10 dollarë për 1 test. Atëherë lind pyetja znj.Manastirliu:- Si ka mundësi që ju keni lejuar që testet për qytetarët në Shqipëri dhe ata që hynin e dilnin nga vendi ynë bëheshin me 130 dollarë ? Ja kjo është grabitja dhe këto janë shushunjat, që janë ngulur në trupin e shqiptarëve dhe po u pinë gjakun qytetarëve tanë. Po ku ka në botë në rast krizash dhe fatkeqësish që të fitohet 1300 %? E theksojmë njëmijë e treqind përqind fitim. Po sot bota i ka falas jo vetëm në spitale, por edhe në qëndrat e punës, në rrugë dhe lokale. Pale në spitale nuk bëhet fjalë. Në kohën e tërmetit u arrestua dhe u dërgua në gjykatë një qytetare, pse denoncoi pasigurinë nga lejet e ndërtimit të kryebashkiakëve, duke e konsideruar lajmin si përhapje paniku. A nuk është e njëjta situatë kur këta delenxhinjë, që krijuan panik tek qytetarët, se po u sëmurëm jeta jonë ka marrë fund, se nuk kemi para për testin, pale për mjekimin? Dhe një pjesë u hodhën nga ballkonet e spitaleve dhe të tjerë i dhanë fund jetës duke u vetëvarur apo hedhur nga çatitë e shtëpive. Por paturpësisht ju u kërkoni edhe sot pacientëve, që shtrohen në spitale që të bëjnë paraprakisht testin anti-covid, kur këtë gjë e keni ju si detyrim bashkë me Institutin e Kujdesit Shëndetësor, pasi qytetarët paguajnë sigurime shëndetësore dhe jo pak, por rreth 150 milion euro çdo vit. Turp t’ju vijë, që bashkë me oligarkët e “dhjamosur” nuk keni të ngopur. Me ju është fatkeqësi nga vijmë dhe maskarallëk ku po shkojmë. Hetojini këto spitalet e PPP-ve, se po shqyejnë xhepat e qytetarëve dhe po marrin miliona pa kryer shërbime. Po i fusin në operacione dhe po i nxjerrin vetëm me qepje të lëkurës, pa kryer ndërhyrje nga brënda. Verifikojini dhe po deshët investigoni paditë e pacientëve dhe familjarëve të tyre në prokurori, gjykatat shqiptare dhe atherë do ta kuptoni ku e keni katandisur të vetmen vlerë, që trashëguam nga e kaluara, “sistemin e vërtetë falas të shëndetësisë”.