Dr. Zekri Palushi: Refreni i përbashkët, i atyre që kanë trajtuar pacientët dhe të dëmtuarit nga pandemia

207
Sigal

Të dashur bashkatdhetar! Në interes të shëndetit tuaj, në këtë shkrim do të përmbledh diskutimet e bëra rreth një tryeze të rrumbullakët, të organizuar nga parlamentari republikan, në shtetin e Misisipit (SHBA), Randy Boyed, mbajtur në Jackson, Misisipi Capitol, më 28 shkurt: ku të ftuar ishin disa nga specialistët më të njohur në fushën e mjekësisë botërore. Një nga këta, dhe më kryesori ishte edhe miku im, Profesor Peter McCullough, specialist i sëmundjeve të brendshme dhe kardiologjist në Dallas autor i ‘’The Courage to Face Covid-19: Preventing Hospitalization and Death While Battling the Bio-Pharmaceutical complex”, i cili, nëpërmjet një Emaile, më njoftonte sa më poshtë: “ Një grup prej 6 doktorësh, si dhe përfaqësues të njerëzve të dëmtuar nga vaksinat, sinjalizues të aktiviteteve të paligjshme (whistelblowers), dhe dy prindër, djemtë e të cilëve vdiqën pas marrjes së vaksinave, ishim të ftuar në këtë forum, ku secili prej të ftuarve diskutuan, dhe ju kërkuan  zyrtarëve me forcë që të ndalojnë menjëherë të gjitha vaksinat kundra Covit-19; e njëherësh të investigonin shpërndarjen e vaksinave 19, dhe të ngrejnë një juri të madhe (Grand Jury), për të investiguar shpërndarjen e këtyre vaksinave”.

Profesor McCullough, duke ju referuar CDC, (Qendrës së Kontrollit dhe Prevenimit të Sëmundjeve), në SHBA, tha në këtë forum se, 92% e Amerikanëve kanë marrë tashmë, më shumë se një dozë vaksine, apo më mirë me thënë se 79% e popullsisë, kanë marrë dy doza, ndërkohë që rreth sigurisë së këtyre vaksinave, ka një shqetësim të madh, dhe sipas dëshmive, e keqja është se zyrtarët e shtetit s’kanë mbajtur rekorde të rregullta për të gjithë numrin e të dëmtuarve, bile i ka numëruar më pak se sa janë ata! “Sistemi i raportimit të efekteve anësore të vaksinave (Vafers), i CDCsë, reflekton një turpërim total për nënvleftësimin e asaj çfarë është duke ndodhur në Amerikë”, i kishte thënë Profesor McCullough audiencës, në dhomën e Capitolit, (parlamentit). Sipas, Vafers janë 16,342 amerikanë të dëmtuar/të paaftësuar përgjithmonë, ndërsa 372,770 janë hospitalizuar për dëmtime nga vaksinat, duke shtuar se “our CDC V-Safe data, që është raportimi i të dhënave nga pacientët nëpërmjet celularit, ka zbuluar se 78% e njerëzve, brenda një-dy ditësh pas marrjes së vaksinave, ju është dashur të shkojnë në spital, për një kujdes të menjëhershëm. Pavarësisht këtyre të dhënave, agjensitë shtetërore, dhe federale vazhdojnë të propagandojnë marrjen e këtyre vaksinave, dhe të nënraportojnë efektet e tyre anësore, kur agjensitë federale si CDC, dhe FDA (Administrata e Ushqimeve dhe Ilaçeve), kanë pranuar tashmë eventet e padëshiruara të ktyre vaksinave!

Profesor McCullough ju drejtohet zyrtarëve në këtë sallë duke ju thënë: “Nëqoftëse ju keni një produkt që po e përdorni në shtetin tuaj, që ka kaq probleme të mëdha, atëherë ju, si ligjbërës, keni përgjegjësi për t’i mbrojtur njerëzit prej dëmtimeve të mëtejshme, duke vazhduar se: “Prandaj ne jemi sot këtu. Njerëzit në këtë shtet janë mashtruar plotësisht, rreth vaksinave kundra Covit-19.” Një folës tjetër,  Janci Lindsay, një biologjiste molekulare (molecular biologist) dhe biokimiste, nga Texas-i, tha se kishte parë një rritje në dëmtimet e sistemit imunitar, si dhe një eksplodim të sëmundjeve autoimmune, ulje të fertilitetit, dhe rritje të lindjeve me fetus të vdekur (stillbirth), dhe dështimeve. Ajo deklaron se ndër gënjeshtrat e treguara, gjatë kësaj pandemie, ishte edhe siguria që ju dha publikut duke ju thënë se vaksinat s’ishin Terapi Genesh, (Gene Therapies). Por unë mund t’ju tregoj juve se këto vaksina gjenetike, janë në fakt Terapi Gjenetike. Kjo do të thotë se ju, jeni injektue me sekuenca gjenetike, (genetic sequence), e cila i detyron qelizat njerëzore të prodhojnë një proteinë virale të huaj, të cilën, pas prodhimit, e ekspozojnë në sipërfaqen e qelizave trupore, me qëllimin që trupi juaj pastaj të organizojë një reaksion immunitar kundra këtyre proteinave, pra, të prodhuara në qelizat tuaja, si pasojë e marrjes së këtyre vaksinave. Një gënjeshtër tjetër, që ajo vuri në dukje ishte deklarimi i zyrtarëve se kjo vaksinë (Terapi Gjenetike) do të qëndronte vetëm në krah, (në vendin e injektimit). Në të vërtetë, kjo terapi gjenetike udhëton gjithkund në trupin tuaj, në të gjitha organet dhe qelizat, bile ato kalojnë edhe në tru, në palcën tuaj kockore, dhe në testikujt e meshkujve, dhe vezoret e femrave.

Nga kërkimet e saj shkencore, ajo tha se burrat e vaksinuar, janë duke e pasuar këtë Terapi Gjenetike edhe në gratë, apo partnerët e tyre, si dhe në fëmijët që do të lindin prej tyre. Sa më gjatë që sekuenca gjenetike të qëndrojë në bërthamë (nucleus), aq më i lartë është rrisku që të integrohet në Genome, duke shkaktuar kështu një mutagenesis, që në vetë-vete çon në një eksplodim kanceresh, që tashmë janë duke u raportuar nga shumë onkologjistë dhe pathologjistë. “Tani, edhe fëmijët, në të gjithë botën, janë duke pasur infarkte të zemrës, isulte cerebrale dhe shumë janë duke vdekur në gjumë.” Kjo nuk është normale, dhe: çuditërisht, as CDC dhe as FDA nuk ndëgjohen fare rreth këtij problemi! “Ne duhet të mbrojmë Misisipin, ne duhet të mbrojmë fëmijët tanë. Ne duhet të stopojmë këta injeksione”, -përfundon specialistja në fushën e Biologjisë Molekulare dhe Biokimisë, Janci Lindsay.

Në mbështetje të Janci Lindsay, Dr. James Thorp, Obstetrik-Gjineokologjist, që kishte ardhur nga Florida, tha se “çfarë unë kam gjetur, është një gjendje katastrofike’’. “Kjo është jashtëzakonisht e rrezikshme. Ne, kemi krahasuar vaksinat Covit-19, për një periudhë 18 mujorëshe, me vaksinat e gripit, gjatë një periudhe 282 mujorëshe, -thotë Dr. Thorp, dhe tregon se: “Ç’rregullimet menstruale ishin 1.200 herë më të larta, dështimet ishin 57 herë më të larta, dhe vdekjet fetale ishin 38 herë më të larta. Po kështu kishin gjetur një rritje të 15 komplikacioneve serioze të shatzanisë. Ai përfundon duke thëne se: “Këto nuk janë vetëm të dhënat e mia, por këta janë të dhënat tuaja prej qeverisë suaj, prej CDC dhe FDA, – edhe pse kështu, ata prap se prap, janë duke e shtyrë përpara këtë vaksinë, për t’ia u dhënë njerëzve”.

Një folës tjetër, Dr. Reni Moon, pediatër, që kishte ardhur nga shteti i Washingtonit, foli mbi implementimin e programit të vaksinimit të fëmijëve. Ajo tha se fëmijët, statistikisht kanë zero rrisk për t’u sëmurë nga Covid-19. Dhe vazhdoi duke treguar se si ajo, edhe kolegë të tjerë, me të cilët ajo komunikon, janë duke parë një rritje të myocarditeve, e po kështu, një rritje lehtësisht të qartë, në problemet shëndetësore, në të rinjtë, që në të vërtetë janë shumë të pazakonshme… që kurrë më parë, ajo s’kishte parë gjatë karierës së saj!

Dr. Jeffrey Howard, -Intervencional Radiologjist, (në Misisipi), tha se kishte parë një rritje të konsiderueshme të efekteve anësore nga këto vaksina, si: insulte cerebrale, myokardite, infarkte myokadi, arythmias, ç’rregullime neurologjike, dhe vdekje të papritura. Dhe vazhdoi duke thënë se: “Gjatë fushatës së vaksinimit të vitit 2022, unë kam vënë re një rritje të madhe të numrit të kancereve të ndryshme, përfshi dhe një rritje dramatike të kancereve shumë të rralla, që janë raportuar edhe nga kolegë të tjerë. Shumë prej këtyre pacientëve janë të moshës së re, ndërkohë që dhe po diagnostikohen me kancere të stadeve të avancuara! Pse të jetë kjo? Sepse “Ne besojmë se kjo lidhet me dëmtimet, që këto injeksione gene-alteruese janë duke bërë në systemin imunitar”.

Dr.Christina Parks, e specializuar në biologjinë celulare dhe molekulare, e graduar për punën e saj në Cytokine Signaling, në Howard Thotë se, grada e saj shkencore, është mjaft e lidhur me atë se si manipulohet një material gjenetik, pra njësoj si manipulimi që është bërë për të prodhuar këto vaksina të reja transferuese genesh për Covid-19”, -tha ajo. Dhe vazhdoi duke thënë se: “ne, në të vërtetë duhet të fokusohemi në atë, pse shkencëtarët, dhe qeveritë janë duke na urdhëruar me forcë që t’i marrim këto vaksina që detyrojnë trupin tonë, të prodhojë një proteinë virale toksike, që tashmë dihet se shkakton efekte dëmtuese?” “Pse qelizat tona duhet të prodhojnë proteinë me gjëmba, (spike protein), kur ne dimë që sistemi imunitar, i sheh qelizat, që prodhojnë spike protein si pushtues të jashtëm, dhe i godet ata, (pra godet vet-veten)! S’do shumë mend për të kuptuar se kjo është një ide e habitshme, shumë e keqe,-përfundoi ajo.

Dr Robert Corkeren, tha se nga nëntori i vitit 2020, deri më tani kishte trajtuar mbi 10.000 pacientë me protokollet e Invermectin-ës, dhe Hydroxychloroquinës, dhe si rezultat, kishte pasur një mortalitet zero, dhe asnjë shtrim në Intensiv care (reanimacion). Nga observimet e tij, ai kishte ardhur në përfundimin se Imuniteti Natyral, ka dhënë një mbrojtje shumë më efektive kundra Covit-19, duke shtuar se: “Imuniteti Natyral, s’ka asnjë efekt të padëshirueshëm”! Pothuajse të njejtën gjë tha edhe Dr. David Calderëood. Ai, suksesshëm kishte trajtuar mbi 500 pacientë, po me protokollet e Ivermectinës, dhe Hydroxychloroquinës, veç-e-veç, apo në kombinim, sipas gjendjes së pacientit. Në observimet e tija mbi vaksinat e Coviv-19, ai kishte arritur në përfundimin se, deklaratat zyrtare ndaj këtyre vaksinave ishin ekzaktësisht e kundërta e atyre ç’farë reklamohej prej tyre, dhe përfundon duke thënë se : ”Vaksina kaq të pasigurta dhe infektive, s’kanë qenë kurrë më parë në market”! Mbledhja, dhe diskutimet e këtij forumi u mbyllën me një Konferencë për shtyp, ku u bë thirrje si për transparencë, dhe për heqjen e menjëhershme të këtyre vaksinave nga përdorimi.

Dr. John Witcher, që aktualisht është në një fushatë elektorale për t’u zgjedhur si governator i Misisipit, tha se “Nga këto injeksione, njerëzit janë duke u dëmtuar dhe duke vdekur papritmas. Këtë shteti duhet ta njohë, dhe pranojë. Të dashur bashkatdhetarë, unë mendoj se historia do të tregojë se:“Në këtë rast, ‘mjekimi’, ishte më e keqe se sëmundja”. Ju kujtoj se sot në botë, çdo dy minuta, vdes një fëmijë nga malaria, dhe për këtë s’shqetësohet askush, ndërkohë, qeveritë janë mjaft të shqetësuara për një infeksion viral, për të cilin tashmë dimë se prek më pak se 1% të popullsisë, dhe që mund të ketë përfundim fatal vetëm në 4% të këtyre rasteve!

Dr. Zekri Palushi, Australi, 6 Mars, 2023