Prof. Isuf Tushe: Ja situata e gazit në Shqipëri dhe puseve në Delvinë pas viteve 1990

338
Sigal

-Vendburimi i Delvinës është i pa zhvilluar dhe ata që e kanë nuk investojnë, sepse ka shpenzime të mëdha për shpime pusesh.

-Vendburimet nga Durrësi në Ballaj-Kryevidh, Divjakë, Frakull, Povelcë kanë shteruar prodhimin dhe nuk investon njeri pasi nuk ka specialist.

– Ai pak gaz që nxirret në Shqipëri qeveria ua ka dhënë me koncesion privatëve.

– Qeveria është bashkëpronar në hije në prodhimin e gazit, dhe bashkë me privation përvetësojnë atë çka kanë mundësi dhe ndërkohë pastrojnë paratë.

Në Frakullë duhet të jenë 1 ose 2 puse ku merren ca sasi të vogla gazi dhe i kishte nën administrim Albpetroli.

– Ne kemi shumë gaz të pa zbuluar që është e gjithë Ultësira pranë Adriatikut.

Prof. Isuf Tushe

Flitet shumë për gazin në botë. Po në Shqipëri? Ne nuk prodhojmë gaz të thatë aktualisht. Venburimet e Delvinës u zbuluan në vitin 1989 me pusin Del-12 dhe ky pus u shfrytëzua dhe gazi shkonte në uzinën e Ballshit dhe më pas (në 2008) e mori me koncesion kompania “Stream Oil and Gas” dhe e shfrytëzoi për 10 vite deri sa pusi u bllokua. Kjo kishte me koncesion edhe vb Balls-Hekal, Cakran-Mollaj dhe Gorisht-Kocul, i shfrytëzoi për 10 vjetë deri sa ra prodhimi dhe i shiti: mori lekët dhe u largua, nuk pagoi as taksa dhe as tatim mbi fitimin. Ka një kapel gazore në vb Ballsh, por nuk e di nëse është shfrytëzuar apo jo se dhe ky vb është me koncesion, por mbase nuk është shfrytëzuar, sepse teknikisht po u shkarkua kapela gazose bie prodhimi naftës dhe mbeten shumë rezerva në shtresë dhe kjo nuk i intereson koncesionarit, bile dhe ne në kohën tonë nuk e shfrytëzonim atë. Ka pasur ca gaz të mbetur në Vb Cakran, por në sasi të vogël se siç e di Cakrani kishte disa miliarda gaz dhe disa milion tonë naftë, të barabarta ve sasi po ti konvertosh, por u shkatërrua nga fontana. Po ashtu kemi patur ca kapela gazi të vogla në vb Patos-Marinës, por dhe atë nuk e shfrytëzonim. Në Frakull duhet të jenë 1 ose 2 puse ku merren ca sasi të vogla gazi dhe i kishte nën administrim Albpetroli, po kështu edhe në vb Povelce 1 ose 2 puse. Këto shfrytëzoheshin për furrat e bukës, por para ca muajsh k/ministri firmosi kontratën dhe i dha edhe këto me koncesion tek një kompani shqiptare EDG., kurse Delvinën më parë e ka patur Besnik Sula, por tani e ka po kjo kompani EDG. Tani në Delvinë u çbllokua pusi Del-12 dhe u bë një çarje hidraulike në shtresë dhe pusi është aktivizuar me presione të larta dhe është mbyllur prej rreth 1 vit se nuk kanë ku të çojnë gazin, prandaj ata kanë marrë impjantin e lëngëzimit dhe pastrimit nga squfuri nga uzina e Ballshit dhe po e montojnë në Delvinë. Pra gazin e këtij pusi duan ta lëngëzojnë dhe tregtojnë, vetë kjo kompania EDG. Vb Delvinës është i pa zhvilluar dhe ata që e kanë nuk investojnë sepse ka shpenzime të mëdha për shpime pusesh. Ai ka gjithsej 4 puse bashkë me Del-12. Me teknologjinë e sotme që përdorim ne këtu në Amerikë dhe gjithë bota ato të katër puse mund të vihen në punë dhe të prodhojnë gaz dhe naftë, por ata nuk investojnë dhe nuk kanë specialist që t’i orientojnë. Atje me sa di unë ata kanë ca specialist, që nuk i njohin vb tona dhe në radhë të parë ata nuk kanë gjeolog me eksperiencë. Kjo është situata aktuale. Tani ne kemi shumë gaz të pazbuluar që është e gjithë Ultësira pranë Adriatikut ku janë zbuluar vb nga Durrësi në Ballaj-Kryevidh, Divjakë, Frakull, Povelcë dhe rreth tyre, por puset e shpuar kanë shteruar prodhimin dhe duhen shpuar puse të rinj për kërkim në sipërfaqe të reja dhe në thellësi, por atje nuk investon njeri dhe nuk kanë specialist. Ne që kemi punuar në ato vb kemi ikur te gjithe, RDG që ka marrë Frakullën dhe Povelcën edhe Delvinën është e kënaqur se do shfrytëzoj atë gaz që kanë ato pak puse se qyl i ka dhe nuk besoj se do shpoj puse të tjerë. Mbase në Delvinë por edhe Delvina kërkon shpenzime të mëdha dhe me ata specialistë që ka kjo kompani nuk e bën dot.

Kjo është në përgjithësi situata.

Unë kam drejtuar kabinetin e vb për rreth 10 vite dhe i njoh ato vb shume mirë, por tashmë bashkë me disa kolegët e mi jemi larguar. Po ashtu kam punuar rreth 20 vite tjera këtu në USA dhe në disa kompani në vende të ndryshme të botës, jam i gatshëm të jap kontributin tim për kërkimin dhe vendburimet, por ne nuk kemi qeveri ato duhen rishtetëzuar fillimisht dhe pastaj një qeveri me këmbë në tokë të na ftoj për të dhënë kontributin tonë në rast se dëshiron. Pra kjo situatë nuk ndryshon me këtë qeveri. Ne të diasporës bëmë një konferencë shkencore në Prishtin për shfrytëzimin e pasurive natyrore kombëtare dhe hartuam një rezolutë të cilën jua kemi dërguar qeverive, parlamenteve, dhe presidentëve për diskutim ku ju rekomandojme rishtetëzimin e pasurive natyrore se po i shkatërrojnë koncesionet dhe ata nuk e bëjnë këtë. Nuk na kthyen asnjë përgjigje, kjo ka që në korrikun që shkoj. Po ashtu unë i kam dërguar letrën e hapur presidentit Barjam Begaj po po për këtë problem edhe ai nuk përgjigjet. Po qe se shteti do administroj pasuritë natyrore hidrokarbure dhe ato minerale, ndryshon faqja e Shqipërisë menjëherë dhe vendi i kthehet normalitetit, rritet mirëqenia e popullit dhe shqiptarët nuk ikin më, por ata nuk duan, sepse pas këtyre pasurive janë fshehur politikan dhe qeveritar si “aksioner” dhe vjelin gjithë fitimin që duhet të marri shteti dhe kompanitë raportojnë se punojnë me humbje.

Ky është një skandal i madh.

Si ka mundësi që këto punojnë me humbje, humbasin parat e tyre!!?? E pamundur, privati nuk punon një ditë me humbje! Kompaninë EDG e ka S. M. që ka dhe ca hidrocentrale. EDG dhe Delvina Gas janë të këtij pronari. K/Rama që i dha EDG vendburimet Povelcë dhe Frakullë para ca ditësh, që i firmosi vetë, nuk bëri as tender dhe asgjë, pra atë pak gas që merret në ato pak puse të mos e marrë kompania shtetërore, por privati, kjo ndodh se dikush atje nga qeveria është bashkëpronar në hije, dhe bashkë përvetësojnë atë çka kanë mundësi dhe ndërkohë pastrojnë paratë. Në Delvinë po punohet intensivisht për montimin e reparteve të pastrimit të gazit dhe kondensatit nga squfuri dhe të lëngëzimit gazit. Pra janë blerë nga ai që po shkatërron rafinerinë e Ballshit me 1 Euro kilogrami, ku gjithçka në atë rafineri është INOX. Pra edhe unë mendoj se repartet e Uzinës Ballshit të gjitha po u shiten bisneseve shqiptare, që kanë të bëjnë me naftën, shumë lirë dhe nuk po e çojnë për SKARP, kjo ishte një nga arsyet pse ajo po shkatërrohet dhe mashtrojnë se po e çojnë për SKARP. Tre arsye të tjera unë i kam trajtuar në një shkrim që është botuar në Gazetën Tuaj, me titull “Gjigandi që nuk i rezistoi dot korrupsionit”. Atje unë kam analizuar faktet dhe kam arritur në konkluzione pse u prish kjo uzinë dhe konkretisht: Deputeti E. Braçe ka deklaruar se, pasi u largua pronari Azerbaxhanas që e bleu atë nga Taçi, uzina është dhënë me qira disa kohë nga qeveria Rama dhe është vënë disa herë në punë dhe të ardhurat prej saj nuk janë tatuar në shtet dhe s’ka paguar as taksa dhe as punëtorët. Kjo tregon se këta që e kanë marrë me qira janë kokat e qeverisë Rama (vetë Rama ose i vëllai, Gjiknuri mundet dhe Balluku, Arben Ahmetaj dhe disa bisnesmen të tjerë, që merreshin me naftën) këta kanë qenë pronarë të fshehtë, kurse një bankë e kishte marrë atë si kolateral për 10 milion Euro nga pronari, Azebaxhanit dhe kjo ishte pronare me letra. Tani ky grup kërkonte që uzina të prishej, sepse e konsideronin si pronë të tyre e bashkë me bankën donin të merrnin paratë sa më shpejt se e dinin nga k/ministri se ajo nuk do vihej më në punë dhe k/ministri gjeti shkakun e Bankës që e kishte kolateral dhe gjoja atë po e çon Banka për Skarp. Tani me sa kuptohet këta pronarë të fshehtë tani po marrin repartet e saj me 1 Euro kg Inoxit dhe i montojnë në bizneset e tyre, se po t’i blenin këto reparte në tregun ndërkombëtar ato kushtonin miliona dollar. Lekët që do mblidhen i marrin këta qeveritare që fshihen si aksioner dhe shlyhet kredia e Bankës. Arsye tjetër është që uzina ishte një varr i hapur për kompanitë e importit karburanteve, sepse ajo po të punonte prodhonte rreth 700 ton karburante në vit dhe nuk mbetej gjë për të importuar ato, mirëpo prapa tyre fshihet Engjëll Agaçi si bashkëpronar (këtë ma ka thënë një deputet). Po ashtu Bankers Petroleum nuk i interesonte të furnizonte uzinën me naftë që të punonte, sepse gjërat ishin më të kontrolluara dhe zbulohej korrupsioni, prandaj e shisnin në doganat e korruptuar dhe prapa Bankersit fshihet prapë Agaçi, Alket Hyseni dhe shumë të tjerë deputet, qeveritar ministra, politikan, etj., të kësaj qeverie dhe atyre para kësaj. Pra këto ishin arsyet pse uzina nuk vihej në pune dhe Rama vendosi ta çojë për SKARP dhe i kënaqi të tërë edhe vehten e tij, shkak gjeti koleteralin e bankës, propoganda se ajo është teknologji e vjetër, naftat tona janë të rënda, etj dhe tani është lidhur me Azerbaxhanin për të prurë ndonjë relike prej andej dhe ta montojë gjoja për të përpunuar naftat e Shpiragut dhe Dumresë, ndërkohë pas saj fshihen pronarët që i cakton ai dhe bëhet korrupsion që është shumë i vështirë të zbulohet. Pra tani po del dhe ky argumenti 4 që repartet e uzinës po montohen në Delvinë, Fier, etj., mbase në ndonjë vend tjetër ngrihet rafineria prapë duke përdorur këto reparte dhe ato që do mungojnë i marrin ca nga Azerbaxhani dhe quhet sikur është ndërtuar e re. Pra uzina nuk po shkon për SKARP, por po shpërndahet dhe montohet diku tjetër, për skarp! Mund të çohen ca tubacione rreth saj që janë thjesht për transport. Bile para ca muajsh u fol se ca nga këta tubacione u përdorën nëpër ujësjellësa. Çfarë nuk po bën ai në fshehtësi, me forcën e parlamentit dhe pa asnjë lloj transparence. Berisha vërtet i dha të gjitha me koncesion naftën dhe uzinat, etj., kurse ky po i heq ato licenca dhe po i rijep prap me koncesion të gjithë vendburimet e naftës dhe deklaron se ato janë me shkelje, po ato po jepen prapë me kontrata të gabuara dhe qeveria prapë nuk po merr asnjë fitim? Pra këtu po futen vet klani që drejton ai si bashkëpronar me koncesionarët e rinj që po marrin vb. Pra shkurt uzina nuk shkoi për SKARP, por bën mirë të investigosh kush po i merr repartet e saj tjetër përveç atyre të Delvinës dhe kjo në Fier që më thoni ju. Ka shum mundësi që repartet kryesore të përpunimit magazinohen diku ose montohen diku deri sa të krijohet mundësia dhe të fillojë loja me Azerbaxhanin. Ajo ka material me shumë vlerë, dhe është shumë e shtrenjtë të blesh sot një uzinë të re, që kushton qindra miliona, ndërkohë që me shumë pak para ajo mund të vihej në punë. Po qe se i mungonte ndonjë gjë, por ajo ishte në gjendje pune dhe prej saj dilte një fitim goxha i lartë; bëhej fjalë për rreth 30 milion euro/vit. Mbase ke mundësi investigimi, nëse kanë vajtur pjesë të saj në metalurgjikun e Elbasanit dhe çfarë lloje paisjesh kanë vajtur, se vetëm atje mund t’i çojnë.

Rezolutë drejtuar qeverive, parlamenteve dhe presidentëve të shteteve të Shqipërisë dhe Kosovës

22 qershor 2022

Në Prishtinë më 21 maj 2022 është mbajtur konferenca gjithëkombëtare me temën: “Shfrytëzimi i burimeve energjetike dhe minerare në gjeografinë shqiptare në dobi të kombit tonë”. Në mbyllje të kësaj konference u miratua një rezolutë drejtuar qeverive, parlamenteve dhe presidentëve të shteteve të Shqipërisë dhe Kosovës në formën e rekomandimeve dhe masave urgjente, afatshkurtra dhe afat gjata që duhet të shqyrtohen prej tyre për të mirën e kombit dhe popullit shqiptar.

Këshilli organizativ i kësaj konference ishte në përbërje të: Inxh. Abdullah Begolli, Inxh. Xhafer Murseli, Prof. Dr. Rafet Zeqiri, Prof. Dr. Vangjel Kici, Inxh. Ilmi Mancaj, Inxh. Arsim Thaqi, Prof. Dr. Shyqri Kelmendi, dhe Inxh. Naser Berisha.

Kjo konferencë ishte e para e këtij formati gjithëshqiptare që u mbajt bashkë me inxhinierët, profesorët dhe ekspertët e kësaj fushe nga gjithë hapësira shqiptare, ku u paraqitën 19 kumtesa.

Megjithëse kjo konferencë nuk arriti të përfshinte gjithë kumtesat, për shkak të kohës së shkurtër, vetëm një ditë, për vështirësitë dhe mospërkrahjen e duhur prej administratave shtetërore të qeverive, të cilat e treguan këtë gjë, duke mos dhënë ambiente shtetërore për ta zhvilluar konferencën, si edhe duke mos e vlerësuar dhe duke mos marrë pjesë në të, por nga aq sa u referuan rezultuan këto rekomandime për qeveritë e dy shteteve: Shqipëri dhe Kosovë:

  1. Konstatim dhe konkluzion i përbashkët i Konferencës.

Populli shqiptar duhet të vetëdijësohet dhe të kuptojë problematikën e pasurive tona natyrore, për sa vijon:
a) Në hapësirën kombëtare shqiptare, nuk paraqet shqetësim mungesa e burimeve natyrore, sepse ato i kemi me bollëk dhe të mjaftueshme për numurin e popullsisë.
b) Problemet energjetike dhe të tjera, te ne, janë të sajuara, me qëllim të caktuar në mënyrë që populli të mos e kuptoj vlerën kolosale monetare të burimeve tona natyrore dhe të largohet nga vendi, në mënyrë që këto pasuri të uzurpohen dhe të mos ketë zë kundërshtues.
c) Shqetësim në rritje, paraqet mbrojtja e begative tona, thesarëve tona minerale dhe burimeve të tjera energjitike, për interesa të popullit dhe vendit nga lakmitarët dhe ziliqarët e huaj, nga konҫesionarët, oligarkët e politikanët e korruptuar, të cilët vetëm po i grabisin ato për t’u pasuruar; si dhe vënia e tyre në efikasitet të plotë në shërbim e dobi të vendit, kombit e popullit Shqiptar.

Në Shqipëri e Kosovë qytetarët duhet të ngrejnë zërin e tyre për keq-qeverisje, dhe menaxhimin e keq të qymyrit, mineraleve, naftës dhe gazit

  1. d) Është detyrë e obligim moral e atdhetar, në rradhë të parë, e gjithë specialistëve tanë, kudo që janë, në trojet shqiptare apo në emigracion, të japin kontributin e parë me njohuritë dhe vizionet e tyre profesionale në mbrojtjen, mirë-manaxhimin dhe zhvillimin e duhur të kësaj dege të rëndësishme e jetike të ardhmënisë së kombit shqipëtar.
    e) Dhe është detyrë e obligim ligjor dhe atdhetar si i dorës së parë edhe të qeverive të dy shteteve tashmë shqiptar, Shqipëri e Kosovë (Dardani) për të dëgjuar këshillimet e specialistëve të fushës së Burimeve Natyrore kaq të pasura për t’i mirë – qeverisur dhe jo keq-qeverisur – siç u theksua nga shumë kumtesa të kësaj Konference Mbarë-Shqiptare – e mbledhur pikërisht nga kjo situatë e papranueshme keq-qeverisëse.
    f) Dhe gjithashtu, është detyrë dhe obligim qytetar e atdhetar i secilit, i gjithë intelektualëve shqiptar, i të gjithë popullit, që pasi të jetë sqaruar nga specialistët e fushave përkatëse të burimeve dhe pasurive minerale – që u theksua më sipër, të mbaj qëndrim kritik e mos-pajtues me shumë abuzime, keq-qeverisje, keq-manaxhime e shpesh veprime korruptive të administratave qeveritare të dy shteteve tona Shqiptare.
    Sistemi i vendosur demokratik në Shqipëri e Kosovë presupozon që qytetarët duhet të ngrejnë zërin e tyre për keq-qeverisje. Populli duhet të jetë në opozitë me veprime të tilla jo të drejta të adminstratave shtetërore. g) Dhe të bashkuar të tre këta faktorë të mësipërm, do ta kapërxejnë këtë situatë shumë alarmante në mbrojtjen e pasurive kombëtare natyrore.
  2. Të dy shtetet Shqiptare duhet së pari të kenë objektivin që burimet Natyrore, Minerale dhe Energjitike që ka hapësira jonë kombëtare të mbeten pronësi shtetërore dhe ta kenë të ligjëruar në kushtetutën e tyre këtë gjë. Mbetja pronësi shtetërore e kwtyre pasurive të mëdha kombëtare ka gjithë avantazhet e veta për programe zhvillimi në interes të vendit e popullit dhe është kusht e garanci për pavarësinë ekonomike e politike të vetë Kombit tonë!
    E keqja është se shumë pasuri burimore natyrore u tjetërsuan në emër të privatizimit dhe shumë të tjera ndodhen në të njëjtën rrugë për t’u privatizuar (grabitur), sikurse është QYMYRI i KOSOVËS, rezervat e të cilit, të njohura botërisht, janë rreth 15 miliardë tonelata.
    2.1. Ҫka paraqesin këto rezerva dhe cila është afërsisht vlera e tyre energjetike dhe monetare?
    2.1.1- Vlera mesatare energjetike e qymyrit të Kosovës silllet rreth 43 miliardë MËh
    2.1.2. Kjo vlerë energjetike do ju mjaftonte Shqipërisë dhe Kosovës për t’i plotësuar nevojat me energji elektrike sipas standardeve ndërkombëtare mbi 20 shekuj kohë.
    2.1.3. E shndërruar në valutë, sipas ccmimit mesatar të energjisë rreth 200€/ MËh, kjo vlerë do të dilte rreth 8600 miliardë (€), më thjeshtë rreth 1,7 mil.(€), për secilin banorë nga rreth 5 mil. sa afërsisht është aktualisht numri i banorëve në gjeografinë shqiptare, apo rreth 4,5 mil(€), për frymë popullsie në Kosovë.
    Bazuar në këto të dhëna të përafërta, që u paraqitën edhe në konferencë, mundet lehtë të kuptohet, se qymyri i Kosovës, qoftë si vlerë, qoftë si siguri kombëtare, paraqet qendrën e rëndesës dhe shtyllën kryesore strategjike të tërë kombit shqiptar, e kjo shtyllë, sikurse shumë të tjera që do përmendën në vazhdim, po rrezikohet të shwmbet.
    Nuk ka konstatuar kot komisioni shtetror serb, i formuar nga presidenti i serbisë Vuqiq mbi masat e stabilizimit të sistemit elektroenergjetik në serbi (sikurse u paraqit në konferencë), se serbia, mundet ta stabilizoj këtë sistem, vetëm e vetëm kur ta bëjë të vetin qymyrin e Kosovës. Prandaj po rrezikohet qymyri i Kosovës dhe pyetja është:
    • Si po rrezikohet qymyri i Kosovës ?!
    • Shkurt dhe shqip po rrezikohet me propozimin e gazit rus si burim i përfitimit të energjisë, e pas të cilit propozim, qëndron grabitja e qymyrit të Kosovës (jo se dikush lodhet për t’na furnizuar neve me energji), gjoja si i dëmshëm për klimën, në një kohë, që në të gjithë globin, kurrë nuk ka pasur kaq shumë TC me qymyr, kurr nuk ka pasur kaq shumë investime në djegien e tij, kurr nuk ka pasur kaq kërkesa për qymyr, kurr nuk ka pasur kaq eksport të tij.
    2.4. Ҫka do të thotë furnizimi me gaz për TC shqiptare?
    2.4.1. Edhe gazi, sikurse qymyri, nafta i takon grupimit burimor konvencional të energjisë.
    Nëse vëndet tona do të blejnë gaz të huaj për përfitim energjie elektrike:
    • Shqipëria për 2000 (MË/h) fuqi TC me gaz, sa llogaritet ti mbulojë nevojat e vendit, do të duhej të paguaj rreth 90Miliardë(€), për 30 vite, aq sa e kanë jetën e shërbimit këto TC.
    • Kosova, për 1500 (MË/h), do të duhej të paguaj rreth 65 Miliardë(€), po për 30 vite
    Të dyja s’bashku rreth 150 Miliardë (€)
    dhe këtë shumë, do e paguaj populli e jo politika për gaz të huaj, kur i kemi burimet tona vendore energjetike të qymyrit, naftës dhe gazit?!
    Paramendojeni, sikur kjo shumë, të investohë në zhvillim, ku do arrij mirëqenja e popullit?
    Këto shifra që u cekën, janë vetëm për gazin, me ecurinë e çmimit të gazit për 10 vitet e fundit. Këtu nuk është llogaritur çmimi investues në TC, tubacion furnizimi me gaz etj.
    • Shqipëria dhe Kosova, duke zotruar burime të shumëta dhe të gjithëllojshme të energjisë për shekuj e shekuj, si rrallë ndonjë vend tjetër në glob, rrjedhimisht e kanë shumë të lehtë që këtë ҫështje ta zgjedhin shpejt, pa nevojë të importit të gazit.
  3. Zgjidhje konkrete afatgjate për problemin e shtruar më sipër për mos blerjen e gazit nga importi është:
    a) – Investimi i përbashkët Shqipëri-Kosovë në hidrocentralin e Skavicës, ashtu,sikurse e ka lënë porosi vazhdimin e tij, kryeinxhinjeri i hidrocentraleve gjigante në Shqipëri- akademiku Petrit Radovicka (tani i ndjerë).
    (Ai thotë: “Ai apo ata kryeministra shqiptar, që e jetësojnë këtë projekt, do hyjnë dhe mbesin përjetësishtë në histori të kombit”).
    Dhe e kanë rastin kryeministrat tanë, të hyjnë për të mirë në histori të kombit, në vend se të hyjnë për të keq, me projekte kundërkombëtare si ballkani i hapur.
    Nëse projektin e hidrocentralit të Skavicës nuk e jetësojmë vetë ne shqiptarët, me siguri do ta jetësoj Serbia e cila tashmë u bë edhe zyrtarishtë lokomotivë e projektit të vetë mbishekullor- Ballkanit të Hapur.
    • Kosova dhe Shqipëria, të investojnë bashkarishtë, në modernizimin bashkëkohor të TC ekzistuese në Kosovë (A dhe, dhe ngritjen e të rejave, me teknologji moderne që nuk lejon ndotje, me qëllim: plotësimin e nevojat vendore por edhe eksport të energjisë.
    b) Ky kombinim, i plotëson tre kushtet themelore të furnizimit me energji e që janë:
    • Ҫmimi i ulët i energjisë për popullin
    • Furnizimi i sigurtë dhe i pandërprerë
    • Mbrojtja e klimës
    Këta tre faktorë themelor, mundet t’i plotësoj, vetëm e vetëm ai shtet që i ka burimet e veta sikurse ne, mjafton që politika ti shohë interesat afat shkurtëra e aftagjata të popullit dhe vendit.
    c) Këtu dhe vetëm këtu, sa i përket energjisë, duhet përqëndruar poltika afat-shkurtër dhe afatgjate energjetike e vendeve tona, si investime të përbashkëta.
    d) Prandaj, duhet ndaluar me kushtetutë dhe me urgjencë (sot se nesër bëhet vonë) furnizimin me gas të huaj, për të përfituar energjie elektrike për vendet tona, (përveç shfrytëzimit me përfitim të tij, në rast kalimi tranzit nëpër vendin tonë sikurse flitet për TAP-in).
    e) Cilado politikë shqiptare, sot apo nesër, që e rrezikon këtë shtyllë strategjike të kombit, duhet ta di, se i ka bërë të keqën më të madhe ndonjëherë.
  4. Lidhur me sa u tha, duhet të ndalohet ligjërishtë dhe me urgjencë edhe shitja-plaҫkitja e qymyrit të Kosovës që po e bëjnë grupet e interesit me Maqedoninë e veriut dhe Serbinë!
    • Për informim, Maqedonia e veriut dhe Serbia, po marin qymyrin e Kosovës me çmim qesharak 12 € /Ton (kur çmimi i tregut në bursën botërore vetem gjatë njëvjeqarit të fundit sillej nga 150 – 350 € /Ton)
    (Burimi:https://ëëë.finanzen.net/rohstoffe/kohlepreis?
    • Dhe duke e shndërruar në energji elektrike, këtë vlerë energjetike qymyri të shitur me 12(€), na e shesin pastaj si energji elektrike 400-500 (€ / MËh) !
    • Ky është një krim ekonomik i papublikuar që po i bëhet vendit dhe nuk mund ta fsheh askush.
    • Qeveria e Kosovës duhet të verë dorë dhe ta ndaloj këtë gjë. Në qoftë se do të shitet qymyri, ai të shitet me çmimet e tregut e jo të jepet kështu gati falas, më pak se qmimi i 1m³ rërë, që as shpenzimet e mihjës dhe ngarkimit nuk i mbulon!
    • Nëqoftë se dikush nga shtetet e Gadishullit Ilirik do duhej të shet energji elektrike nga qymyri, këtë mundësi e ka Kosova (Dardania), që se bashku me Shqipërin të ngrisin TC me teknologji moderne të djegies së qymyrit , e jo Serbia dhe Maqedonia e Veriut, që me qymyrin tonë, t’iu shesin energji elektrike shteteve shqiptare.
  5. Të dy shtetet Shqipëtare duhet të tregojnë një kujdesë të veҫantë në shpërndarjen e investimeve në Burimet Natyrore, duke përdorur fitimet që dalin nga vetë shfrytëzimi dhe përpunimi i tyre.
  6. Për vendburimet e mineraleve strategjikë:
    Të kthehen me ligj në pronë shtetërore dhe të shfrytëzohen me kriter, në bazë të studimeve shkencore duke përdorur regjime optimale për t’i vënë në shërbim të rritjes së mirëqënjes së mbarë popullit shqiptar pasuritë natyrore: Nafta dhe Gazi, Bitumet e Rërat bituminoze, (Shqipëri), Mineralet metalorë të Kromit, Bakrit, Ferro-Nikelit e Nikelit silikat, Plumb-Zink-Argjendit, Mineraleve të çmuar e radioaktivë (Shqipëri e Kosovë) dhe Qymyreve (Kosovë e Shqipëri), Burimet e ujit dhe Hidrocentralet (Shqipëri e Kosovë).
  7. Ato pasuri natyrore kombëtare që u janë dhënë të huajve apo edhe oligarkëve vëndas me koncensione të shtetëzohen prapë me ҫdo kusht (sikurse p.sh. po vepron paralamenti Gjerman këto kohët e fundit), duke konsideruar edhe humbjet prej dëmshpërblimeve të arbitrazhit. Më mirë të humbasësh një herë një gjobë arbitrazhi, por ama fiton një herë e mirë pasurinë që të takon, dhe fitimi për brezat e ardhëm është shumë herë më i madh se sa humbja e përkohshëme.
    Këtu dalin dy raste për tu konsideruar:
    a) Rastet flagrante të shkeljeve të kontratave, siç janë rastet e konçensioneve në Naftë apo mineralet e tjera në Shqipëri – ku shumë prej tyre i deklarojnë shtetit se punojnë “me humbje” – gjë që eshtë një mashtrim i pastërtë – sepse nuk ka në botë që një biznes të dalë me humbje dhe të vazhdoj të ekzistoji e të mos falimentoj!!! E në këtë rast shteti me avokat të aftë dhe të ndershëm (të pa-korruptuar) e me eksperiencë ndërkombetare të kontratave, ka të drejtë tua mbyll biznesin dhe të shtetëzoji pasuritë minerare.
    b) Rasti i dytë, kur pas përpjekjeve të kapjes së shkeljeve të kontratave, mund të pranohet edhe gjoba e arbitrazhit – sepse ja vlen që pasuria t’i kthehet shtetit, popullit – me argumentimin e mësipërm të fitimit afat-gjatë.
  8. Për Naftën:
    a) Deklarimi zyrtar i kompanive konҫesionare në vendburimet ekzistuese të naftës se gjoja “punojnë me humbje”, prej vitit 1994 që kur filloj dhënia e tyre me konҫesion, për t’ju shmangur detyrimeve tatimore dhe taksave ndaj shtetit, si dhe ndotja masive e ambientit apo shkatërrimi i pasurive private të banorëve në zonat për rreth, janë fakte të mjaftueshme për të pezulluar aktivitetin e këtyre kompanive dhe për ti ri-shtetëzuar ato nën administrimin e kompanisë shtetërore kombëtare të hidrokarbureve Albpetrol, pa u penalizuar në gjykatat ndërkombëtare të arbitrazhit.
    b) Në qoftë se, vërtetë këto konçensione të vendburimeve punojnë me humbje, siҫ deklarohet zyrtarisht prej tyre, e cila për ne specialistët është një mashtrim i madh, atëherë shteti prapë duhet të ndërhyjë, t’i ndërpresi atyre aktivitetin dhe ti ri-shtetëzoj këto pasuri natyrore për t’ja kursyer popullit dhe ekonomisë që ti shfrytëzoi në një periudhë tjetër kur ato të jenë me fitim ekonomik. Ato nuk duhen lënë në dorë të konҫesionarëve mashtrues hajdut që po i shfrytëzojnë ato barbarisht dhe shkatërrojnë vetë vendburimin, në mënyrë që të nxjerrin dhe vjedhin sa më shumë këtë pasuri natyrore, duke na lënë pas një tokë të djegur.
    c) Në rastet e shkeljeve të kontratave të përmëndura më sipër konçensionarët duhet të paguajnë të gjitha detyrimet e prapambetura dhe duke llogaritur edhe dëmshpërblimet e arbitrazhit ndërkombëtar, ndërkohë abuzuesit të shkojnë para drejtësisë dhe t’ju konfiskohen pasuritë e vjedhura. Fitimet që konҫesionarët kanë nxjerr duke abuzuar rëndë me kontratat e gabuara, të cilat pranohen nga qeveria aktuale se kanë dështuar, janë marramëndëse. Po ashtu edhe politikanët dhe qeveritarët që fshihen pas tyre si aksioner dhe vjedhin fitimet bashkë me konҫesionarët, duke mos paguar as tatimin mbi fitimin dhe taksat e tjera, duhet të llogariten dhe ti kthehen shtetit. Abuzuesit të denoncohen tek drejtësia dhe pasuritë e vjedhura duhet ti sekuestrohen.
    d) Këto pasuri natyrore duhet ti rishtetëzoj kompania shtetërore Albpetrol, si pronare e vetme dhe e ligjëshme, e cila duhet të fuqizohet dhe drejtohet nga specialist të kualifikuar dhe me eksperiencë, që akoma nuk i mungojnë shqipërisë, por ndërkohë duhet të ri-ngrihet dhe fuqizohet me specialistët e nevojshëm Instituti i Naftës për drejtimin shkencore në shfrytëzimit të tyre.
    e) Nga fitimi që do të nxirret nga nafta dhe gazi në këto vendburime, ka mjaftueshëm të ardhura monetare që të investohet në përpunimin e saj, duke ndërprer kështu rrugën e eksportit si lëndë e parë, naftë bruto, në mënyrë që ekonomia të përfitoj karburantet dhe vlerën e shtuar të saj, si dhe të filloi investimi në kërkim-zbulimin e vëndburimeve në objektet e reja perspektiv brenda territorit shqiptar.
    f) Shkatërrimin e uzinave të përpunimit të naftës siҫ ishte Uzina Përpunimit Thellë të Naftës (UPTHN) Ballsh, e cila ishte një vepër strategjike kombëtare me teknologji të avancuar dhe për një dorë para investime mund të vihej në punë me kapacitet të plot, ne specialistët e konferencës e konsiderojm një veprim të gabuar, tepër të rëndë dhe urdhëruesit duhet të përgjigjen para drejtësisë.
    g) Industria e naftës në të gjitha dikasteret, ndërmarrjet e Albpetrolit dhe instirucionet shkencore, duhet të drejtohet nga specialistë të kualifikuar, me eksperiencë, por jo nga militant të partive që shkojn dhe vijnë në pushtet dhe kjo industri duhet të jetë nën kontrollin e rrept të shtetit.
  9. I njëjti trajtim me marrje masash urgjente të përshkruara për naftën në pikën 6 të mësipërme, duhet të bëhet edhe për investimet dhe konçensionet ekzistuese në mineralet e tjerë të dobishëm si: Krom, Bakër, Hekur-Nikel, Plumb-Zinkut, Qymyr, Bitume, etj., në Shqipëri dhe Kosovë.
  10. Qeveria shqiptare duhet ti bëjë presion kompanisë së shpërndarjes së gazit (TAP) dhe investitorëve të tij për të ri-negociuar termat e kontratës në mënyrë që shqipëria të përfitoj tranzit fee, dalje gazi në shqipëri dhe sasi gazi, sipas parashikimit në projektin fillestar. Të zbuloj dhe ti ndërpres fitimin politikanëve apo qeveritarëve shqiptar të korruptuar, që fshihen si aksioner pas tij dhe po vjedhin padrejtësisht atë pjesë të fitimit që duhet të merrte shteti, vetëm se kanë marrë pjesë si negociator për gazsjellësin TAP, ku shqipëria ka humbur gjithëҫka dhe nuk po përfiton asgjë prej tij. Ata duhet të denoncohen para drejtësisë për këtë humbje të madhe kombëtare.
  11. Të ndalohet me ligj që në rastin e falimentimit apo ndërprerjes së një kontrate nga një konçensionar privat, pasuria natyrore t’i kthehet shtetit – dhe jo siç është vepruar deri tani kur koncensionarët ja “shesin” biznesin apo kontratën e vetë ndonjë koncensionari tjetër, sikur të jetë pronë e tyre, kur në fakt ajo eshë pronë e shtetit dhe popullit.
  12. Shteti duhet të nxjerri ligje për lidhje kontratash në të ardhmen:
    a) Së pari Shteti duhet të ketë si ligj prevalues mos-dhenien me konçension të Pasurive Natyrore (minerale plus burimeve të tjera energjitike) sidomos të huajve për të ruajtur pavarësinë ekonomike dhe atë politike të shteteve tona Shqipëtare
    b) Përjashtime për lidhje të ndonjë kontrate me konçension mund të bëhen, por pasi të argumentohet një gjë e tillë nga Institute Shkencore të ngritura posaçërishtë për mirë-manaxhimin dhe Zhvillimin e pasurive kombetarë Minerare, të cilat do të jenë subjekte juridike të pavarura nga partitë politike dhe që do të kenë statusin dhe rregullat e tyre të mbështetura me Kushtetutë.
    c) Po japim një shëmbull argumentimi më poshtë për një formulim apo përcaktim paraprak të një përjashtimi për dhënie me kontratë konçensionare në rastin e Naftës, dhënë nga një kumtesë për Naftën në këtë Konferencë:
    • Konçensioni në përgjithësi duhet të jepet për ato aktivitete apo biznese ku vendi me resorset teknike e njerëzore nuk mund t’i mbulojë dot vetë në një periudhë të arsyeshme mbi 30 vjeçare dhe këto konçesione duhet të jenë transparente publike për popullin.
    • Po ta shohim këtë përcaktim në naftë, rezulton që ka qenë gabim i madh dhënia me konçension e vendburimeve të zbuluar të naftës, që i gjeti të gatshme – llokum – “Demokracia”.
    • Pse?
    • Sepse ato vendburime ishin të mundura të shfrytëzoheshin nga vetë vendi e populli shqiptar ashtu siç qe bërë gjer dje, para “Demokracisë” – me po atë teknologji që ekzistonte.
    • Shkatërrimi i asaj teknologjie ekzistuese dhe “çuarja në zero” e ekonomisë nga qeveritë e para të “Demokracisë” kuptohet është krim kombëtar.
    • Gjithashtu ekzistonte armata teknike e naftëtarëve, e aftë për ta menaxhuar dhe çuar më tej e përmirësuar shfrytëzimin e rezervave të naftës në Shqipëri!
    • Injorimi, nënvlerësimi, mostrajtimi e mosvëmendja, lënia e kësaj armate intelektuale në mëshirë të fatit, dhe për pasojë detyrimi i shumicës prej tyre të marrë emigrimin – është një tjetër krim kombëtar i bërë nga qeveritë e “Demokracisë”!
    • Degradimi dhe ulja e prodhimit të naftës në periudhën tranzitore nga socializmi në “kapitalizëm” me politikën e çuarjes së ekonomisë në zero dhe për pasojë me shkatërrimin e çdo gjëje socialiste: fabrikave, uzinave, fermave, pemëve, ullinjve, vreshtave!
    • Nafta nuk do qe përjashtim: U shkatërruan të gjitha mjetet e makineritë (u bënë hekura/skarp për t’u shitur!), që ishin të domosdoshme për mbajtjen e prodhimit të naftës në nivelin ekzistues.
    • Por kjo solli automatikisht rënien drastike të prodhimit – gjë që krijoi kushtet favorizuese për konçensionet e huaja (dhe disfavor për vendin e popullin shqiptar) – dhe kjo përbën krim të kthjellët për qeveritë e para të “Demokracisë”!
    • Duke plotësuar idenë e mësipërme se çfarë mund të jepej konçension në naftë, në bazë të përcaktimit të hedhur më sipër, sigurisht duke parë edhe praktikat botërore, pranohen të drejta nga autori i kësaj analize, konçensionet për kërkimet e reja në naftë në ato zona të reja, ku kapaciteti teknik e financiar i vendit për një periudhë jo më pak se 30 vjet nuk mund t’i përballojë.
    • Duhen konsideruar të drejta konçensionet e dhëna për kërkimet për Naftë e Gas blloqet e detit dhe të atyre blloqeve në tokë ku thellësia e pritshme e objekteve të naftës është shumë e madhe, mbi 6-7000 m, sepse për këto dy raste, kapaciteti financiar dhe teknik i shtetit ishte i pa arritshem per nje kohë të gjatë!
    • Ky konkluzion nxirret konkretishtë nga dhënia me konçension të vendburimeve tona egzistuese, (Marinza apo të tjerat) sepse: do të ishte shumë herë më mirë të pritej 5-6 vjet, apo 10-15 vjet, bile edhe 30 vjet (siç do të vinte kjo kohë që jemi sot) dhe këto vendburime ekzistues të mos të jepeshin me konçension nga justifikimi i gabuar dhe hileqar i pushtetarëve (qeveritarëve) tanë se gjoja nuk i zhvillojmë dhe manaxhojmë dot, nga ana financiare e teknike!!!
    • Pra: për vendburimet egzistuese, po të prisnim jo shumë, por 10 vjet, mundësitë financiare e teknike do të fitoheshin, dhe vetë shteti do të mirrte frutet e veta, do të kish thesaret e veta, për mirëqënien e vendit e popullit të tij!
    • Edhe 30 vjet të mbeteshin pa shfytëzuar (gjë që nuk kish arësye të rrinin pa shfrytëzuar kaq gjatë), persëri, thesaret do ishin të shtetit e të vendit – sepse nuk do ishin bërë gjithë këto shkatërrime e shfrytëzime pa kritere teknike dhe Nafta do ishte pasuri e popullit!
  13. Për rastet përjashtim të pranimit të kontratave konçensionare të përmendura në pikën 10b) dhe 10c) theksojmë edhe një herë se ato ato duhet të përpilohen e argumentohen nga Institucione Shkencore të specializuara për shfrytëzimin e pasurive Natyrore: për kushtet e lidhjes së tyre, afatet e zbatimit të kontratës të cilat duhet të mos jenë afat gjata, dhe të specifikuara vetëm për rastet kur arrgumentohet që për një afat prej 10-20 vjetësh shteti nuk eshtë në gjëndje të bëjë investime me buxhetin e vetë. Dhe këto kontrata, në qoftë se lidhen, duhet të jenë transparente për publikun.
  14. Shteti duhet të nxjerr ligje e vendime që Kërkimi dhe Shfrytëzimi i pasurive natyrore duhet t’i bëjnë vetë shqiptarët, nëpërmjet Institucioneve shkencore, ashtu siç kanë qënë edhe në kohën e para të ashtuquajture “Demokraci” – kur kjo e ashtu-quajtur demokraci i shkriu ato – gjë që konsiderohet nga gjithë specialistët tanë një gabim i madh ekonomik-admistrativ, një veprim shkatërrues, dëm-prurës për të ardhmen e ekonomisë së vendit.
    • Eksperienca e Specialistëve të fushës së Mineraleve dhe burimeve të tjera natyrore e energjitike, eshtë e madhe, dhe ishin ata/këta specialistë që zbuluan gjithë ato vendburime mineralesh e ndertuan vepra të kalibrit botëror të digave hidrocentrale – e si të tillë ata janë një potencë e madhe që nuk po shfrytëzohet! Pse? – jepni përgjigje juve Pushtetarë, që ju drejtohet kjo resolutë!
    • Këta specialistë tani po kalojnë shumica në moshën e tretë – dhe duke mos jua shfrytëzuar eksperiencën atyre – është nje gabim i madh qeverisje! Duke patur parasysh se edhe institutet u shkrinë, edhe pasuritë nuk janë më në duartë e Shqipëtarëve, por kryesishtë të të huajve – bëhet e pa mundur që kjo eksperiencë, kjo pasuri intelektuale kombëtare të shfrytëzohet! A ju tingëllon kaq keq juve drejtues të shteteve kjo situatë???!!!
  15. Të ndalohet me urgjencë shitja e xeheve të gjigandit metalurgjik Trepҫa në Kosovë si koncentrate të Plumb Zinkut dhe të ngritet shkritorja në veri të Kosovës, së bashku me riaktivizimin e kompleksit industrial të përpunimit të Plumbit, Zinkut etj., në Mitrovicë.
  16. Të bëhet mbrojtja urgjente nga shteti, nga keqpërdorimet e 11 zonave të veçanta metalore dhe shkëmbore në përbërje të gjigandit Trepҫa, me vlera të mëdha ekonomike të cilat janë hulumtuar nga grupe interesi të huaja dhe nuk kanë dorëzuar qoftë edhe një rezultat të vetëm hulumtimi!.
    Që të arrihen këto qëllime madhore, duhet të ndërmerren këto hapa:
  17. Të themelohet me urgjencë Institituti Kombëtar i Përbashkët Shqipëri-Kosovë, me degë përkatëse nga këto fusha të interesit strategjik, si nafta dhe gazi, bitumet, qymyret, mineralet e dobishme, energjia hidrike, fotovoltaike, energjia e erës, etj., në mënyrë që kërkimin dhe shfrytëzimin e burimeve tona, t’i bëjnë vetë shqiptarët.
  18. Ky institut shtetëror, dhe me kushtetutë plotësishtë i pavarur nga politika, duhet t’i ketë 4 shtylla bazike:
    1. Shtylla e kërkmit-zbulimit;
    2. Shtylla e prodhimit;
    3. Shtylla e përpunimit të tyre në vend dhe jo tregëtimi i tyre si lëndë e parë.
    4. Shtylla e Manaxhim – Tregetim
  19. Dhe vetëm bazuar në qëndrimet përfundimtare të këtij Instituti, politika, shtetet tona, të munden ti çojnë përpara politikat zhvillimore të vendeve tona.
  20. Poltikat Energjetike dhe të Zhvillimit, duhet të bëhen mbi bazën e analizave të peshuara mirë, e kurrsesi me këshilltarë udhëheqjesh partiake pavarsisht ҫ’far titujsh mbajnë, apo këshilltar të huaj, që deri tani kanë vepruar në kundërshtim me interesat e Kombit duke blerë gazin dhe energjinë elektrike me çmim të lartë dhe duke shitur qymyrin pothuaj falas! – kur siç u argumentua janë burimet tona që kjo të mos ndodh!
  21. Suksesi i shfrytëzimit të burimeve të ripërtërishme të energjisë, arrihet vetëm në kombinim dhe duke i patur për bazë burimet e energjisë konvencionale kurrsesi ndryshe ngase nuk ka diell, erë, ujë.., vazhdimishtë, që do të thotë, se burimet e energjisë së ripërtritëshme (erë- diell), me kosto të lartë dhe efektivitet të ultë, nuk paraqesin siguri furnizimi, ato janë burime plotësuese të vlerave të ulëta (duhet dijtur, se fotovoltaikët kanë shkallë shfrytëzimi rreth (10-11) % ndërsa gjeneratorët fushorë të erës rreth (15-16)%).
    a) Sikur të ishte mundësia, që të gjitha kulmet e shtëpive në Kosovë të mbuloheshin me fotovoltaikë, apo mbi 100 mi hektar tokë me gjeneratorë të erës, nuk do të ishin efektiv dhe garantuese për energji, sa është vetëm një bllok i TEC “Kosova B”, me bazë qymyrin.
    b) Poltika duhet ta kuptoj:
    Energjia diellore dhe e erës, janë shumë të rëndësishme, por qymyrin, naftën, gazin ujin që kemi, nuk i zëvendëson dot.
    c) Nëse begatitë tona natyrore bëhen të huaja, për ne, shqiptarët, edhe Dielli do të bëhet i huaj !
    d) As luftërat e vazhdueshme në botën arabe etj. nuk bëhen për Diellin, edhe pse atje vlerat e rrezatimit arrijnë maksimumin, por bëhen për naftën dhe mineralet !
  22. Energjia dhe pasuritë natyrore, për secilin popull dhe vend, kanë:
    • Rëndësi jetike njerëzore, prandaj duhet të trajtohen me humanizëm dhe ndershmëri.
    • Rëndësi strategjike kombëtare, ndaj duhet të trajtohen kombëtarisht.
    • Rëndësi tekniko-shkencore, ndaj duhet të trajtohen me përgjegjësi dhe profesionalizëm.
    Ata që kundrejt këtyre potencialeve kombëtare e problematizojnë stabilizimin e furnizimit me energji, si dhe ngritjen dhe zhvillimin e vendit tonë në përgjithësi, kushdo qofshin: politikanë, analistë, shkencëtarë… vendas apo ndërkombëtarë, janë po ata vetë problemi i stabilizimit, i ngritjes dhe i zhvillimit të vendit tonë.
    Ata janë, të paktën, fatkeqësia e këtij vendi dhe e popullit shqiptar.

Prishtinë 21 maj 2022

Mbi bazën e kumtesave, fjalimeve, diskutimeve, si dhe sygjerimeve nga pjesëmarrësit në konferencë, rezoluta u përgatitë nga:
Inxh. Abdullah Begolli,
Inxh. Xhafer Murseli,
Prof. Dr. Rafet Zeqiri,
Prof. Dr. Vangjel Kici,
Inxh. Ilmi Mancaj,
Inxh. Arsim Thaqi,
Prof. Dr. Shyqri Kelmendi,
Prof. Dr. Caush Xhufi,
Inxh i dip. gjeolog Mark Pepkola,
Prof. Dr. Bashkim Lleshi,
Dr. Hazbi Shehu,
Prof. Dr. Gjergji Foto,
Prof. Dr. Afat Serjani,
Prof. Dr. Jorgji Hanxhari,
Dr. Iusuf Tushe,
Prof. Burhan Kavaja
Inxh. Gazmend Begolli
Mrs. Xheneta Zengo
Prof. Dr. Azem Kyqyku
Inxh. Nehat Emurllahu
Prof. Dr. Ali Muriqi.
Dr. Eç. Berat Begu
Prof. Dr. Agni Dika
Inxh. Faik Nahi
Inxh. Xhafer Nuli
Inxh. Iljaz Bejtullahu
MR. Eç. Enver Ferati
Inxh. Ali Hoxha
Inxh. Ramiz Osmani
Inxh.Skender Rama
Mr. Gani Latifi
Inxh. Ujup Murseli,
Avokat Daut Krasniqi
Avokat Rrahman Bashota
Inxh. Ramadan Dibrani
Jurist. Naim Sopaj
Inxh. Xhevat Tahiri
Inxh. Raif Dibrani
Jurist.Ejup Begu
Mr. Arbër Murseli
Student – Amir Hoti
Student – Burim Ferati
Student – Driton Shefkiu
Student – Mentor Peci
Student – Kushtrim Ahmeti