Agim JAZAJ/ Erë e re, mbi zullumet e vjetëra…

709
Sigal

Vrasjet pa krisma, të vdekur dhe të mbetur kufomë, përgjatë këtij çerek shekulli, kanë sjellë shumë viktima mbi shqiptarët. Askujt si shkon mëndja dhe gjuha të bëj bilancin, po dhe krahasimin më drithërues midis dy sistemeve: Mbi 8500 viktima të vrarë nga “vrasësit” pa krisma, “vrasësit” nga kullat, zyrat e zyrtarët e shtetit pa automatik, pa tërhequr hequr këmëzën, pa i’u dridhur dora e qerpiku, as me c 4, e c 5! Dhe këta “vrasës “të pa shpallur në evidencat e kriminalistikës, janë rritur në numër dhe në perfeksion, duken dhe rreken sheshit ditën me diell, të cilët e “kanë konsumuar jetën e tyre, madje nuk u dhimbset jeta e të tjerëve”, kanë çuar në buzë të varrit një popull të tërë…

 Në aksiomën e tyre synojnë dhe realizuan:

Ndërsyen të pa ligjshmin mbi të ligjshmin, mbi pliko-zullumet që nuk dinë as ti numërojnë, të pa diturin mbi të diturin, për ti lehtëpërdorur dhe keqpërdorur, të joshur dhe mikluar, mbi prirjet dhe prurjet rurale, i kanë zënë frymën asaj zyre dhe u kanë bërë të zezat qytetarëve të Vlorës deri‘Në gjak babai me binanë,/Në krim vëllai me vëllanë,/Hasëm nipi me xhaxhanë,/Kush i fut’i gjet belanë… I’a thoshnin me oi, oi disa qytetarë kohë më parë në ambientet rrotull ngrehinë zezës!Shqiptarët po kërkojnë nëpër rrugët e marra të ndëpriten këto vrasje, tu pritet dora vrastare dhe gjuha helemsekretuese këtyre vrasësve, të ngritur në sistem…Ndër “pusitë e errëta” nga ku kanë gjetur vdekjen, janë gjymtuar, dhe lëngojnë gjatë mjaftë prej tyre nga këto plagë, është evidencuar, denancuar në vite, po dhe e penalizuar sa për të larë gojën ka qënë zyra-zgjyra e Ipotëkës Vlorë, pothuaj çdo drejtues- ngatërrues, regjistrues- ç’regjistrues të saj: Po, ndaj këtyre vrasësve dje, është lëshuar thirja e munguar dhe e shumë vonuar për ti denancuar dhe për ti ndëshkuar këta vrasës, këtë rasat të kudo buisur, përgjatë këtyre viteve për mosmarjen e shërbimeve dhe mos mbajtjen e afateve, të sjelljes rrugaçrore dhe poshtëruese nga punonjës të përkëdhelur, të ardhur nga katapultimet me suport të njerëzve me pushtet, për ti shfrytëzuar e realizuar qëllimet e mbarpshat, duke mos llogaritutr se kur vepron keq ndaj tjetrit, ke cënuar garancinë tënde, për ti lehtëshfrytëzuar dhe keqpërdorur në rrugët e pista të tyre, duke pasur si qëllimin e vetëm: Për të marë e jo për të bërë. Kjo frymë e re, e munguar dhe e kërkuar shpesh nga qytetarët e Vlorës duke se ka pak ditë që po fryn në shpirtërat e vrarë dhe të plagosur rëndë, dhe nëpër dyert e mbylluar dhe të përplasuar për kaq vite në fytyrë edhe vlonjatëve! Kjo zyrë ka qënë deri më tani dhe kështjella e abuzimit, krimit e korrupsinit dhe e shëmtimit keqas të aspiratës dhe fizonomisë shqiptare dhe të fizonomos qytetare dhe asaj vlonjate.Një shëmbull të thjeshtë, dhe jo i thjeshtë duket se vlonjatëtë e kanë gjetur, duke kërkuar nëpër udhët e marra, ende me qirinj në dorë, duke vënë në krye të kësaj zyre njeriun e munguar dhe të kërkuar nëpër udhëkryqet dhe të merituar, Loreta (Alushi) Tozaj!“Qytetarët i kanë të hapura dyertë, i ka riftuar publikisht drejtuesja Loreta Tozaj- edhe sot. I ftojmë të bëjën denancime për abuzimet që u janë bërë me pronat e tyre, me mos marjen e shërbimeve, ngatërrimin dhe abuzimin me detyrën”. Dhe zullumi nuk ka fund: Deri dhe me shitjen e pronave, të shtëpisë dhe të shpirtit, si në rastin e emigrantit Spiro Gjini, fal parjes reale, gjykimit të drejtëpërdrejtë të Kryeregjistruesit Ilirian Muho, u zbulua dhe u evidencua, krimi nga këta vrasës, brënda asaj kulle të errët, por ende i pa zbulur autori! Masakra ndaj këtij njeriu dhe jo vetëm, bërë nga zyrtarët e kësaj zyre, duke dhënë shtëpinë e tij njeriut të tij, dhe duke futur gjakun në gjak, ndonëse është caktuar dhe zgjidhje, afati, ende po e zavarrisin punonjësit e atjeshëm, ata që e kanë shkaktuar plagën nuk mund të mbyllin lehtësisht atë, qoftë dhe z/vëndës regjistruesi, i cili ka firmosur e katranosur, njeherë duke i mohuar të drejtën dhe duke i dhën të drejtën, duke e quajtur gabisht dhe jo qëllimisht abuzimin, veprën penale pa autor, bërë nga punonjësit e asaj zyre! Meraku qytetar shtrohet dhe mbetet: “Deri më tani është zgjedhur bariu i shëndosh, për tufën e krimbur, në stallën e ndotur”!…Pra, në thelb argumentonin dhe arsyetonin të mençurit e thjeshtë edhe ndan udhës për të pa udhët, në udhën e gjatë të brezave: “Deri më tani, te ne është vendosur vetëm bariu i ri në tufën e zgjebosur. Është ndërruar vetëm bariu, dhe tufa e prekur rëndë nga zgjebja, është brënda në stallën këllirë. Brenda në stallë është edhe plehu i zgjebosur, për afro çerek shekulli, ende i pa pastruar”.

Specialistët e fushës dhe të motçmit e mëndjes arsyetojnë: “Nëse nuk nxirren jashtë dhitë dhe plehu nga stalla, të pastrohen dhe të dezinfektohen me herbicite, muret, po edhe pllakat e stallës, të dezinfektohet e gjithë stalla, dhe tufa, edhe bariun e ri do ta zërë zgjebja- sëmundje ngjitëse”, si dhe ka ndodhur dhe po ndodh përgjatë ktyre viteve në këtë stallën e ndotur rëndë- ngrinin zërin të moshurit! Po nëse do të kalojnë në sitë gjithë kjo shpurë, në testim, do të dalin jashtë stallës jo vetëm dhitë e zgjebosuara, por dhe plehu brenda në stallën këllirë!

“Po mendoni 100 vjet më parë. U quajt “kob” i madh rendja e myteberëve për të zënë postet në shtetin e ri, pa ditur shkrim e këndim. Po ky lloj “kobi” nuk po na shqitet dhe pas një shekulli”- shkruante kohë më parë publiciti i nderuar, Kristo Mërtiri.