Kryebashkiaku Erion Veliaj: Brenda muajit do të hiqen operatorët e vjetër të autobusëve

254
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Kryebashkiaku Erion Veliaj dje, pohoi se, operatorëve të urbaneve, që nuk kanë bërë përmirësime në linjat urbane, do t’u hiqet licenca dhe do të sillen autobusë të rinj. Bashkia ka marrë një kredi prej 50 milionë euro për t’u furnizuar me autobusë elektrikë dhe hibridë. Erion Veliaj: “Ne kemi një linjë dhe na japin një targë të saktë dhe ne dimë kë të ndëshkojmë. Kjo është arsyeja përse disa operatorë që kanë 30 vite, do të hiqen dhe të vijnë të rinj. Do të duhet të heq në mënyrë zyrtare licencën dhe pastaj … Di të them, që nëse ka një rast specifik na duhet targë dhe për disa linja. Pas një viti pandemie ne kemi autobusët hibridë dhe që funksionojnë shumë mirë në rrugë të sheshta. Mori pak kohë, por më vjen mirë që do të kemi këtë lajm të mirë këtë muaj. Besoj tek largimi i operatorëve dhe futja e autobusëve hibridë. Thjesht nuk mund t’iu them cila, por do të ketë linja që do t’i thonë lamtumirë Tiranës.”