Petrit Vasili denoncon skandalin: Piramida financiare kriminale e rilindjes me ujësjellsat

278
Sigal

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili denoncon skandalin e piramidës financiare kriminale të rilindjes me ujësjellësat.

“Drejtoria e Ujësjellës Kanalizimeve ka bërë tendera për ujësjellsa me miliona euro pa i pasur fare paratë. Nga rreth 60 milion dollarë fond investimesh që ka pasur për periudhën 2019–2021 rilindja në Agjensinë e Ujësjellsave, kanalizimeve dhe mbeturinave ka prokuruar më shumë se 160 milion dollarë, vetëm në 107 procedura tenderash.”
Denoncimi i plotë i Petrit Vasilit:
Piramida financiare kriminale e rilindjes me ujesjellsat!!
Skandali eshte shume i rende.
Drejtoria e Ujesjelles Kanalizimeve ka bere tendera per ujesjellsa me miliona euro pa i pasur fare parate.
Nga rreth 60 milion dollare fond investimesh qe ka pasur per periudhen 2019 – 2021 rilindja ne Agjensine e Ujesjellsave,kanalizimeve dhe mbeturinave ka prokuruar me shume se 160 milion dollare, vetem ne 107 procedura tenderash.
Nga verifikimet e kryera jane te palikujduara mbi 130 milion dollare dhe ne teresine e saj ky borxh eshte akoma me i larte.
Dhjetra kompani, qe kane fituar tenderat per ujesjellsa neper Bashkite e vendit nuk kane marre asnje lek qe nga viti 2019.
Te gjitha kompanite, qe do te hidhnin ne gjyq Bashkite, qe nuk ju kane dhene parate do ti fitonin gjyqet lehtesisht.
Per pasoje do te bllokoheshin nga Permbarimi llogarite e Bashkive duke futur ne kolaps te gjithe pushtetin vendor.
Kjo Piramide financiare kriminale eshte nje atentat mafioz shume i rende ndaj interesit publik, financave publike dhe qindra mijra shqiptareve taksapagues.
SPAK duhet filloje urgjent hetimin per kete skandal kaq te rende dhe te dimensioneve kaq te medha!