Presidenti Meta takohet me Hashim Thaçin: Kosova e meriton liberalizimin e vizave

446
Sigal

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka pritur sot në një takim presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Takimi është zhvilluar në presidencë.

Ilir Meta në një postim në Facebook, ka ndarë momente nga takimi i tij me liderin kosovar dhe ndër të tjera theksoi-“Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, mëse i merituar”.

“Shumë i kënaqur të takohesha sot me Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ndodhet në Tiranë në kuadër të Samitit të Brdo-Brijuni.
Vlerësuam marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe dhe nënvizuam nevojën e rritjes së bashkëpunimit rajonal, si domosdoshmëri për integrimin europian.
Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, mëse i merituar.”-shkruan Meta.