Kastriot Islami/ Protestat popullore janë në kohë

599
Sigal

Perëndimi mbështet protestat popullore kundër oligarkisë

(Deputet i PD-së)

 Protestat Popullore janë në kohë…Perëndimi mbështet Protestat Popullore kundër oligarkisë,

madje bëjnë fjalë për “revolucion” në vendet e Ballkanit….Këto ditë Rama dhe klientela e tij oligarkike kanë hedhur tinëzisht dy teza tymuese:

1) është herët të ngrihet PD në protesta kundër një qeverie që ka vetëm 8 muaj në krye të vendit.

2) protestat e PD nuk kanë mbështetje ndërkombëtare. Sa të vërteta janë këto teza mashtrimi? Dhe si mund të hidhen poshtë?

I.Protestat janë në kohën e duhur

Rama ka deklaruar: Kemi vetëm 8 muaj në qeverisje, më lini kohë se është shumë herët që PD të vijë në pushtet pasi ka qenë për 8 vjet në qeverisjen e vendit….Përgjigja është sa më poshtë:

Rama dhe klientela e tij oligarkike nuk janë në pushtet vetëm prej 8 muajsh, por prej 8 muajsh po konsolidohet një sistem korruptiv e përfaqësues i interesave të oligarkisë, i cili është formuar, formësuar, forcuar, shtrirë e zgjeruar që prej 15 vjetësh… Që prej 15 vjetësh, Rama, fillimisht, në Bashki, përmes tenderëve korruptive dhe lejeve korruptive të ndërtimit ngriti rrjetin klientelist ekonomiko-politik e mediatik, të cilin drejton aktualisht…. Që prej 10 vjetësh, Rama, në krye të PS, promovoi, afroi dhe veshi me kostum politik përfaqësues të kësaj klientele oligarkike duke eliminuar njëkohësisht të gjithë kundërshtarët e tij politike e zhbërë gjithçka me vlerë dhe ndërtuar Partinë klinteliste të interesave të oligarkisë që nuk ka asnjë lidhje me interesat e socialistëve. Në këto 23 vjet, Rama është kryeministri i parë në këto 23 vjet që vjen në pushtet dhe ulet në karrigen e Kryeministrit:

•me ekipin klientelist e oligarkik me të formësuar, më të organizuar dhe më të pasur në kuvendin e Shqipërisë.

•me numrin më të madh të oligarkëve me kostum politik.

•me numrin më të madh të mediave pranë tij.

•pasi ka blerë vota e mandate.

•ka futur nën kontroll biznese të fuqishme.

•ka vendosur nën sqetull pjesën më të madhe të shoqërisë civile.

•ka ngritur qendrat më të fuqishme të klientelës oligarkike rajonale në bashkitë më të mëdha të vendit, e tjerë e tjerë.

Në këto 8 muaj Rama:

•po tenton të marrë nën kontroll pushtetin gjyqësor.

•ka marrë nën kontroll ILKDP, institucionin e kontrollit të pasurive.

•po tenton të marrë nën kontroll AMA agjencinë e mediave audivizuale.

•po përpiqet të finalizojë projektin e Reformës Territoriale me një qëllim të vetëm, krijimin e Pashallëqeve të Klientelës Oligarkike Rajonale.

•po përpiqet të marrë nën kontroll KLD e Prokurorinë e Përgjithshme.

•po përpiqet të vendosë nën kontroll Gjykatën Kushtetuese.

•ka tërhequr 2 mandate kuvendore për të siguruar maxhorancën e cilësuar (85 mandate) dhe është deklaruar se po punon për të shkatërruar opozitën në funksion të kontrollit të maxhorancës kushtetuese(prej 94 mandatesh).

Të gjitha këto me një qellim: Të konsolidojë, pastrojë e legalizojë pasuritë e klientelës oligarkike dhe të eliminojë opozitën dhe çdo bartës opozitar. Njëlloj siç ka ndodhur në Ukrainë në vitin 2004. Trafiku qeveritar i drogës është vetëm një aspekt i sjelljes se këtij sistemi klintelist-oligarkik. Pra 8 muaj kanë mjaftuar që ky sistem i ngritur prej 15 vjetësh të konsolidohet e strukturoret dhe të vendoset në krye të shtetit shqiptar, për ti dhënë formën përfundimtare të një “demokracie hibride oligarkike” me tendenca drejt sistemit rus të qeverisjes…Pra nuk janë 8 muaj qeverisje e Ramës në krye të kësaj klientele oligarkike, por plot 15 vjet…

II. Perëndimi bën fjale për revolucion në Ballkan, pra indirekt mbështet protestat

Rama dhe klientela e tij përpiqen të mashtrojnë publikun duke thënë se opozita nuk ka mbështetje ndërkombëtare….Përfaqësuesit më të lartë të Perëndimit, sekretari amerikan i Shtetit John Kerry, ministër i Jashtëm i Presidentit Obama dhe Joseph Daul, drejtues i Partive Popullore Europiane, ku bën pjese Kancelaria e Gjermanisë Angela Merkel kanë thënë:

-John Kerry: … “Aspiratat e qytetarëve të Ballkanit, pra edhe të Shqipërisë, janë nëpërkëmbur përsëri nga interesat e oligarkëve…”.

-Joseph Daul (pas një takimi të Obamës në Europë, duke folur për Ballkanin): … “Gjendja në Ballkan është shpërthyese…Nëse nuk vendoset shteti ligjor, Oligarkia, Korrupsioni dhe Banditizmi do të vazhdojnë…Revolucioni është në prag, shpresoj të mos ketë luftë…”.

PD dhe opozita, pas skandalit të trafikut shtetëror të drogës me avion, duke përdorur aerodromet ushtarake dhe institucionet civile, pasi është përpjekur të frenojë e pengojë konsolidimin e kësaj klientele oligarkie ka vendosur të bëjë protesta deri në dorëheqjen e Ramës nga posti i Kryeministrit, si zgjidhja e vetme për të shmangur “revolucionin” dhe realizuar largimin e Oligarkisë, Korrupsionit e Banditizmit…Ky sistem oligarkik është vënë edhe në krye të kartelit të drogës…Përfundimisht, PD dhe opozita nuk janë të angazhuara na revolucion siç bën fjalë drejtuesi i lartë europian, por mbështet e drejton aspiratat e nëpërkëmbura të qytetareve nga interesat e oligarkisë (sipas cilësimit të John Kerry) dhe në përballje me Oligarkinë, Banditizmin e Korrupsionin (siç thotë Jospeh Daul) vetëm përmes protestave….