Kryeministri Rama u përgjigjet qytetarëve të mbetur jashtë vendit: Nuk mund të vini, ne jemi në luftë!

426
Sigal

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama, ka dalë në televizionet informative për një kohë të gjatë, duke u kthyer përgjigje komentuesve në rrjetet sociale dhe për të sqaruar masat e reja të shtet-rrethimit.

Rama u preu shpresat shqiptarët që kanë mbetur jashtë vendit, duke u shprehur se ata nuk mund të kthehen në Shqipëri.

“Ndihemi keq, kur dua t’ju them bashkatdhetarëve tanë, nuk mund të vini dot në Shqipëri.
Për një arsye të thjesht, pasi nëse ne hapim kufijtë dhe lejojmë kthimin në atdhe, ne nuk do të kemi më vend, për të varrosur njerëzit,  jo si një Bergamo, as në Iran, por shumë më keq se kaq,

Nuk mendoj se cilido që e ka këtë stres, e vini në dyshim se ky është i vetmi qëllim. Duke ardhur vini në rrezik dhe veten dhe të tjerët. Jetën e keni të sigurt, vuajtjen të garantuar si gjithë të tjerë. Lufta vjen që të na sjellë vuajtje jo gëzim. Lufta ka sjellë vetëm viktima, plagë. Kjo është lufta e tretë Botërore. Kur shikon që NATO është kthyer në një organizatë humanitare, dhe të gjitha arsenalet e armëve janë nëpër depo se si hynë askujt në punë. Asnjë armik s’do të mbyllte në shtëpi askënd. Ky armik i mbylli në shtëpi të vetë“, tha kryeministri.