COVID-19, Papa Françesku i dhuron 60 mijë euro spitalit “Papa Giovanni XXIII’ në Bergamo

345
Sigal

Papa Françesku, përmes Dioqezës së Bergamos, dhuroi 60 mijë euro për spitalin “Papa Giovanni XXIII’, i cili po përballet me urgjencën e koronavirusit.

Bergamo është qyteti më i prekur nga koronavirusi në provincën e Lombardisë. Ky spital ka mbi 400 të shtruar me koronavirus nga të cilët 90 prej tyre ndodhen në terapi intensivë ka thënë drejtori i spitalit.

Papa Françesku çdo mëngjes të diele që prej nisjes së pandemisë ua ka dedikuar lutjet e tij personave të prekur nga koronavirusi i ri. Ai iu ka kërkuar njerëzve në të gjithë botën që të luten për zyrtarët qeveritarë dhe liderët të cilët janë të detyruar të marrin vendime kritike dhe masa drastike, të cilat mund të mos jenë të pëlqyeshme.