Mbrëmjen e sotme, Presidenti i Republikës, Ilir Meta me anë të një mesazhi të shpërndarë në rrjetet sociale, ka ngushëlluar familjen e Oficerit të Policisë Italiane, Dario Fazio, i cili ka qenë shoqëruesi i Presidentit Meta në të gjitha vizitat, në Komunitetin Arbëresh, në Kalabri e në Puglia.
“Më trishtoi lajmi i hidhur për ndarjen e parakohshme nga jeta të Oficerit të Policisë Italiane, Dario Fazio, i cili më ka shoqëruar në të gjitha vizitat në Komunitetin Arbëresh, në Kalabri, Puglia dhe në rajonet e tjera ku jetojnë në Itali.”,- shprehet Kreu i Shtetit në mesazhin e tij.
Mesazhi i plotë i Presidentit Ilir Meta:
Më trishtoi lajmi i hidhur për ndarjen e parakohshme nga jeta të Oficerit të Policisë Italiane, Dario Fazio, i cili më ka shoqëruar në të gjitha vizitat në Komunitetin Arbëresh, në Kalabri, Puglia dhe në rajonet e tjera ku jetojnë në Itali.
Ngushëllimet më të ndjera familjes Fazio, kolegëve, Policisë Italiane dhe të gjithë Komunitetit tonë të dashur Arbëresh