“Rilindja rrënoi eknominë dhe varfëroi shqiptarët”, Grisejda Myslmi: Më 25 prill nis një kapitull i ri për Vlorën dhe të gjithë Shqipërinë

330
Sigal

Kandidatja për deputete e LSI në Qarkun e Vlorës, Grisejda Myslimi, me anë të një video-mesazhi të shëprndarë në rrjetet sociale ditën e sotme, ka thënë se, “Rilindja” rrënoi eknominë, varfëroi shqiptarët dhe theu besimin për një të ardhme më të mirë.

“Biznesi në Vlorë, si në të gjithë vendin, ndodhet sot në ditët më të vështira. Qepena të ulura. Gjoba. Taksa të larta. Zero mbështetje nga Qeveria. Papunësi. Me mijëra vende pune dhe biznese janë mbyllur edhe për shkak të keqmenaxhimit të pandemisë. 25 prilli është dita e ndryshimit të madh, për t’i dhënë frymëmarrje biznesit, për një klimë të favorshme për investime, për më shumë vende pune dhe të ardhura, si dhe taksa të ulta.”,- shprehet Myslimi krahas videos.

 

Mesazhi i saj i plotë:

“Rilindja” rrënoi ekonominë, varfëroi shqiptarët dhe theu besimin për një të ardhme më të mirë.
Rrjeti i restoranteve më të njohura në vend “Tiku&Mato” është ndër bizneset e goditura rëndë nga keqqeverisja, taksat e larta dhe gjobat e jashtëligjshme.
Biznesi në Vlorë, si në të gjithë vendin, ndodhet sot në ditët më të vështira.
Qepena të ulura. Gjoba. Taksa të larta. Zero mbështetje nga Qeveria. Papunësi.
Me mijëra vende pune dhe biznese janë mbyllur edhe për shkak të keqmenaxhimit të pandemisë.
25 prilli është dita e ndryshimit të madh, për t’i dhënë frymëmarrje biznesit, për një klimë të favorshme për investime, për më shumë vende pune dhe të ardhura, si dhe taksa të ulta.
Të gjithë së bashku të ndërtojmë VLORËN!
Më 25 prill nis një kapitull i ri për biznesin e vogël, të mesëm e të madh në Vlorë dhe në të gjithë Shqipërinë, me një partneritet afatgjatë për zhvillimin ekonomik të vendit dhe të familjeve vlonjate.
LSI  – Bashkohu edhe Ti
VLORA VOTON LSI!
VLORA DO JA BËJË FORA!
#VotoNumrin6
#VotoLSI
#VloraShtepiaJuaj
#GrisejdaMyslimi #02