LSI Durrës, Elona Guri: Zëri i shtypur dhe i padëgjuar deri më tani i grave dhe vajzave të Durrësit, sot është më i fortë se kurrë

219
Sigal

Drejtuesja politike e LSI në Qarkun e Durrësit, Elona Guri, me anë të një postimi të shpërndarë në rrjetet sociale, është shprehur se fitorja e 25 prillit do të jetë edhe për të gjitha gratë dhe vajzat e Durrësit.

“Gratë dhe vajzat e Durrësit meritojnë të përfaqësohen, të kenë mbështetje, punësim të mirëpaguar dhe pavarësi ekonomike. Zëri i tyre i shtypur dhe i padëgjuar deri më tani, sot është më i fortë se kurrë.”,- shprehet Guri në postimin e saj.

Postimi i plotë i Elona Gurit:

FITORJA e 25 prillit do jetë edhe për të gjitha gratë dhe vajzat e Durrësit, të cilat meritojnë të përfaqësohen, të kenë mbështetje, punësim të mirëpaguar dhe pavarësi ekonomike.
Zëri i tyre i shtypur dhe i padëgjuar deri më tani, sot është më i fortë se kurrë.
Elona Guri
Kandidate për Deputete
LSI Durrës
#DurresiShtepiaJuaj
#LSI