Presidenti Meta përkujton Papa Kristo Negovanin: Një prej figurave më të shquara patriotike të kombit

453
Sigal

Në një postim në Facebook, Presidenti Ilir Meta përkujton një prej figurave më të shquara patriotike që ka pasur kombi shqiptar, Papa Kristo Negovanin, duke thënë se e nderon përjetë me kontributin e çmuar që ka dhënë për pavarësinë e Shqipërisë .

Postimi i plotë i Metës

Sot, përkujtojmë me nderim 115-vjetorin e ndarjes tragjike nga jeta të një prej figurave më të shquara patriotike të kombit dhe klerit shqiptar, Papa Kristo Negovani.
I martirizuar për aktivitetin e tij të jashtëzakonshëm iluminist në mbrojtjen, promovimin dhe përhapjen e gjuhës shqipe, si dhe të vlerave tona më të mira kombëtare, Papa Kristo Negovani, do të nderohet përjetë për kontributin e çmuar që dha për çështjen shqiptare dhe pavarësinë e Shqipërisë, deri edhe me sakrificë sublime.