Meta: Nuk ka qëndrim të dyfishtë, gjithmonë koherent në mbrojtje të Kushtetutës

450
Sigal

I ftuar në Syri TV, presidenti i Republikës Ilir Meta, ka komentuar zhvillimet e fundit në vend si dhe vendimin e tij të fundit për të dekretuar ndryshimet në Kodin Penal.

I pyetur nga moderatori i emisionit nëse kreu i shtetit ka ndryshuar qëndrim, duke i sjellë si shembull 2 Marsin, Meta u shpreh se nuk ka asnjë ndryshim në qëndrimin e tij.

“Nuk ka qëndrim të dyfishtë. Më thoni ku është qëndrimi ndryshe? Ku është çedimi?”, tha Meta.

Në emision ndërhyri edhe akademiku Artan Fuga, i cili i kërkoi shpjegime presidentit lidhur me qëndrimet e tij të ditëve të fundit, por kreu i shtetit përsëriti të njëjtën gjë: nuk ka ndryshim në qëndrime.

“Flitet sikur është bërë ndonjë marrëveshje e jashtëzakonshme”, iu përgjigj presidenti zërave të fundit lidhur për një ribashkëpunim me mazhorancën e PS dhe kryeministrin Edi Rama.