Ndihma ekonomike e qeverisë/ Berisha-Fevziut: Dezinfekto studion nga mashtrimet e sharlatanit Ahmetaj

340
Sigal

“Më lejo të bëj një kërkesë të pazakontë ta dezinfektosh studion nga mashtrimet e një sharlatani”.

Kjo ishte kërkesa që ish-kryeministri Sali Berisha bëri në fillim të intervistës së tij në një lidhje direkte në emisionin “Opinion”.

Berisha deklaroi se pohimi i Ministrit Arben Ahmetaj, se ndihma ekonomike e qeverisë gjatë krizës është 4% e GDP, është e pavërtetë.

“FMN ka rreshtuar të gjitha vendet dhe ndihmën që kanë dhënë për ekonominë në këtë hartë që ky shpalli se ka dhënë 4% të GDP. FMN duke përfshirë këtu edhe fondin sovran, e përshin Shqipërinë në vendin me mbështetjen më të ulët, vetëm 1.3% të GDP. Shqipëria ka përqindjen më të ulët të gdp të kushtuar ekonomisë, gjermania e ka dhënë 30%, Italia 20%, Serbia e ka 10%, Kroacia e ka 18 %. Shqipëria e ka gjithësej 1.3%.”, tha Berisha.

Pyetjes së cfarë gjëje të mirë mund të përmendë ai nga masat e qeverisë Berisha iu përgjigj:

“Ka bërë aq të zeza sa që duhet të rrëmosh me buldozer për të nxjerrë ndonjë gjë pozitive. Unë nuk di të them edhe nuk mohoj. Mund të vecoj qëndrimin ndaj masave të COVID dhe ndaj ekonomisë. Ndaj COVID është i bazuar në mashtrimin falsifikimin”.