Protesta në Durrës / Digjet pema e Krishtlindjeve, situata del jashtë kontrollit

492
Sigal

Vijon protesta për vrasjen e Klodian Rashës në Durrës, ku të rinj të revoltuar i kanë vendosur flakën pemës së Krishtlindjeve të vendosur në sheshin kryesor të qytetit.

Burimet bëjnë me dije se të rinjtë, kryesisht të moshave 15-25 vjeç kanë protestuar fillimisht përballë komisariatit të policisë, për t’u përhapur më pas në rrugë dhe pjesë të ndryshme të qytetit.

Tubimi masiv është shoqëruar me bllokim të rrugëve, djegje të koshave të plehrave, sulm me gurë dhe vezë ndaj godinës së policisë dhe tashmë protestuesit janë zhvendosur drejt sheshit të qytetit ku kanë djegur pemë e festave të fundvitit.