Plagosja me armë në Laç/ Dyshohet se i riu u vetëplagos

420
Sigal

Policia e Kurbinit ka dalë në një informacion paraprak mbi ngjarjen e ndodhur në mbrëmje, ku mbeti i plagosur 19 vjeçari, E. Gj.

Sipas policisë, i riu ndryshe nga raportimet e mediat, saktëson se ai është vetëplagosur.

Kurbin/Informacion paraprak

Më datë 23.04.2020, në Kurbin, në banesën e tij, dyshohet të jetë vetplagosur me armë zjarri shtetasi H.Gj.,19 vjeç, i cili është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë.

Në drejtim të vendngjarjes kanë shkuar forcat e Policisë dhe Grupi hetimor, paraprakisht nga informacionet e marra në vendngjarje pasi familjarët janë nisur në drejtim të Tiranës për të transportuar 19 vjeçarin drejt spitalit, dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.