Presidenti Meta me të rinjtë: Referendumi i 25 prillit, rruga për t’i kthyer rinisë shpresën

154
Sigal

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ditën e sotme ka takuar një grup të rinjsh të diplomuar me rezultate maksimale jashtë Shqipërisë dhe nuk e kanë braktisur atdheun. Presidenti shprehet se ” Do të bëj gjithçka për t’i mbështetur në realizimin e ëndrrave të tyre dhe rikthimit të shpresës për të ndërtuar këtu të ardhmen europiane”.

Ja reagimi i plotë i Presidentit: 

O SOT, O KURRË! O JU, O KUSH TJETËR!

Shumë i lumtur të prisja sot në Presidencë një grup të rinjsh profesionistë, të diplomuar me rezultate maksimale, në Shqipëri dhe universitete prestigjoze të botës, të cilët nuk e kanë braktisur Atdheun, duke vijuar të japin kontributet e tyre në fusha të ndryshme.

Ndamë shumë ide të vyera mbi objektivat që duhen ndjekur për mbështetjen e të rinjve, veçanërisht për krijimin e të gjitha hapësirave, që ju garantojnë mundësi punësimi dhe karriere, në bazë të meritokracisë, si vetmja mundësi për të frenuar edhe plagën e madhe sociale, shpopullimin.

Shqipëria pa të rinj, është si shtëpia pa fëmijë.

Ndaj u angazhova para tyre, sikundër para çdo të reje dhe të riu të këtij vendi, që do të bëj gjithçka për t’i mbështetur në realizimin e ëndrrave të tyre dhe rikthimit të shpresës për të ndërtuar këtu të ardhmen europiane.

Referendumi i 25 prillit 2021 është rruga më e sigurtë për të realizuar këtë objektiv të përbashkët!