Humb kontrollin dhe përplaset me karrocën, drejtuesi i mjetit niset me urgjencë në spital

282
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Divjakë. Mësohet se vetëm një orë më parë, një 55-vjeçar ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një karrocë. I plagosuri është shtetasi me iniciale A. N., 55 vjeç, banues në Grabjan. Pas aksidentit, personi i lënduar është dërguar në spitalin e Lushnjes. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur uniformat blu, ndërsa pritet edhe zbardhja e së vërtetës.

Njoftimi i Policisë deklaron: Sot rreth orës 14:00, në qytetin e Divjakës, shtetasi A. N., 55 vjeç, banues në Grabjan, duke drejtuar një automjet tip “Yamaha” ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një karrocë që ndodhej në anë të rrugës.