Zv/Kryetar i LSI Durrës: ‘Rilindja’ përdor fatkeqësinë e Durrësit si propagandë elektorale!

244
Zv/Kryetar i LSI Durrës, Bujar Dhima shprehet se në Durrës po bëhet propagandë me dhimbjen e familjeve të pastreha dhe asnjë pallat nuk është ndërtuar gjatë një viti
“Rilindja” e përdor fatkeqësinë dhe dhimbjen e Durrësit si propagandë elektorale!
Kryeministri në largim po e përdor fatkeqësinë e Durrësit me mijëra banesa të dëmtuara, dhe dhimjen e familjeve të pastreha si mjet për propagandën e tij elektorale.
Bën “show” me fasada dhe restaurime të pamjes së jashtme të pallateve ndërkohë të gjithë banorët e Durrësit e dinë që janë:
Zero- Zero- Zero pallate të ndërtura gjatë një viti.
Po vjen dimri dhe mijëra familje janë të pastrehë.
Familje DS4 nuk kanë as edhe një informacion se çfarë do bëhet me ato.
 Shtëpi individuale në qarkun e Durrësit janë të pabanueshme.
Zeroinformacion dhe interesim nga Bashkia dhe nga qeveria.
Durrësi i braktisur por vetëm shesh xhirimi për propagandën e “Rilindjes.”
STOP përdorimit të fatkeqësisë dhe dhimbjes së Durrësit për propagandë të
cekët elektorale.
Durrësi duhet rindërtuar dhe jo shfrytëzuar për pasurimin e oligarkëve dhe propagandë.
Më 25 prill, të gjithë së bashku të largojmë propagandistët dhe të ndërtojmë me të vërtetë Durrësin tonë dhe Shqipërinë”, përfundon ai.
Sigal