Presidenti Meta priti Ambasadorin e San Marinos, Giuseppe Maria Della Balda

508
Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti Ambasadorin e Republikës së San Marinos, Giuseppe Maria Della Balda. Ambasadori Della Balda i dorëzoi Presidentit Meta një mesazh të Kapitenëve Regjentë të San Marinos, së bashku me ftesën për një vizitë zyrtare të Kreut të Shtetit në Republikën e San Marinos. Presidenti Meta e priti me kënaqësi ftesën dhe duke vlerësuar marrëdhëniet miqësore midis dy vendeve, përshëndeti synimin e San Marinos për të hapur së shpejti Ambasadën e saj në Tiranë. Hapja e Ambasadës do të jetë ngjarje e rëndësishme, që do të kontribuojë për t’i kthyer simpatitë reciproke në bashkëpunime konkrete ekonomike e kulturore, – nënvizoi Presidenti Meta. Presidenti Meta vlerësoi mundësitë që ekzistojnë për thellimin e bashkëpunimit, veçanërisht në fushat e arsimit, të shëndetësisë, turizmit, si dhe shprehu besimin për rritjen e pranisë së investitorëve sanmarinezë në Shqipëri. Në mënyrë të veçantë, Presidenti Meta vlerësoi dhe përshëndeti rolin dhe mbështetjen që San Marino i ka dhënë pavarësisë së Kosovës.
Sigal