Presidenti Meta, konferencë për mediat në orën 20:00

440
Sigal

Presidenti i Republikës, Ilir Meta do të dalë sot në një konferencë për mediat. Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi njofton se takimi i kreut të shtetit me gazetarët do të zhvillohet në orën 20:00, në ambientet e Presidencës.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta sot në ora 20:00 në konferencë shtypi. I hapur për çdo pyetje dhe i gatshëm për çdo përgjigje”,- shkruan Blushi në Facebook.

Kreu i shtetit pritet të komentojë përplasjen e fundit me Kuvendin dhe institucionet e qeverisë, lidhur me zgjedhjen e kandidatëve të Gjykatës Kushtetuese, si dhe çështje të tjera që lidhen me zhvillimet në vend.