Presidenti Meta: Kam humbur kohë në pritje të dialogut

454
Sigal

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka postuar sot një tjetër foto nga plazhi në Gjirin e Lalzit. Në foto Kreu i Shtetit shfaqet me dy vëzhgues ndërkombëtarë të votimeve të djeshme, ndërsa në përgjigje të kritikëve, Meta shkruan se ka humbur shumë kohë duke pritur dialogun dhe reflektimin.

Postimi i Presidentit Meta në Facebook: 

Kënaqësi të takoja sot në Lalëz dy vëzhgues ndërkombëtarë të votimeve të djeshme, Zhoaon nga Holanda🇳🇱 dhe Katerinën nga Gjermania🇩🇪.
Ata kërkuan një kujtim me mua dhe unë jam i lumtur ta ndaj këtë foto me ju.
Po kështu jam i gëzuar që u ka pëlqyer shumë Shqipëria🇦🇱.
E di që disa komentues do më kritikojnë pse sot jam buzë detit si e hënë që është, por dua t’ju them se kam humbur shumë ditë pushimi duke pritur dialogun dhe reflektimin, përfshirë dhe të shtunën e fundit.