Presidenti Meta dhe kreu i PD-së, Basha vizitë në Gjermani javën e ardhshme

995
Sigal

Presidenti Meta dhe kreu i PD-së, Basha, pritet të udhëtojnë javën e ardhshme drejt Gjermanisë, shkruan DW.

Sipas saj, Meta e Basha do jenë së bashku me një sërë politikanësh nga Ballkani Perëndimor.

Sipas medias gjermane, vizita e së enjtes e kryeministrit të Kosovës, Haradinaj në Berlin dhe takimi i tij me Kancelaren Merkel konsiderohet si më i rëndësishmi pas pritet të diskutohet sërish për dialogun Prishtinë-Beograd.

Ndërkohë Basha pritet të udhëtojë drejt Berlinit më 3 qershor, një ditë pas protestës. Në takimet që pritet do zhvillohen do diskutohet kapërcimi i krizës së thellë në të cilët ndodhet vendi, për të cilën Gjermania është shprehur e gatshme të japë ndihmën e saj.

“Javën e ardhshme në Gjermani pritet të vijnë një sërë politikanësh nga Ballkani Perëndimor, ndër ta edhe kreu i opozitës së Shqipërisë, Lulzim Basha, dhe presidenti i Republikës, Ilir Meta. Vizitat e tyre janë jozyrtare, por nuk përjashtohet mundësia që të flitet për mundësitë e ndihmesës gjermane për kapërcimin e krizës në Shqipëri. Vizita më e rëndësishme javës së ardhshme në lidhje me Ballkanin Perëndimor, pritet të jetë megjithatë ajo me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili të enjten paradite do të takohet me kancelaren Angela Merkel.” – shkruan DW.