Presidenti Ilir Meta: Në 25 prill, është koha për përmbysje demokratike me votë

181
Sigal

Gjatë një interviste, e cili po zhvillohet mbrëmjen e sotme, në televizion “Skampa”, Presidenti Ilir Meta është ndalur sërish tek “mafia” e inceneratorëve ku tha se, të njejtët persona që duhet të ishin në burg për shkeljet e bëra, sot janë kandidatë për deputetë, konkretisht i 7-i në listën e Durrësit për Rilindjen dhe i 17-i në listën e Tiranës.

“Tek dosjet e Dibrës dhe të Shijakut buron ilegjitimiteti i kësaj Qeverie. Përgjegjësit dhe autorët e këtyre dosjeve sot janë sërish kandidatë për deputetë, si Damiani i “Tërmetit” të votave. Meqë jemi në Elbasan, se edhe këtu ka inceneratorë, nuk mund të them se simbole të korrupsionit dhe mafies së inceneratorëve janë sot kandidatë për deputetë ndërkohë që duhej të ishin në burg. Kandidatë të bandës së inceneratorëve është kandidati i 7 i Rilindjes në Durrës apo i 17 në Tiranë.”,- shprehet Kreu i Shtetit.

“Shteti ka degraduar në këto vite. Në vend nuk ka pasur Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykatë të Lartë. Parlamenti ka qenë njëpartiak dhe opozita ka qenë jashtë tij. Në 25 prill, është koha për përmbysje demokratike me votë.”,-  shprehet Presidenti i Republikës.

“Po i shoh në rrezik patronazhistët, sepse tani të gjithë janë vënë në kërkim të tyre. Unë u bëj thirrje qytetarëve të ruajnë qetësinë dhe të dëgjojnë mesazhet e menccura të klerikëve tanë fetarë për të shkuar paqësisht drejt 25 prillit.”,- bën më tej thirrjen ndaj qytetarëve Presidenti Meta.