“Skandali me patronazhistët”, Erisa Xhixho: Në 25 prill votoni masivisht për ndryshimin, për një ardhme evropiane për Shqipërinë

366
Sigal

Ditën e sotme, Nënkryetarja e LSI dhe njëkohësisht kandidate për deputete në Qarkun e Tiranës, Erisa Xhixho me anë të një postimi të shpërndarë në rrjetet sociale,është shprehur se, denoncimi i shpërdorimit të të dhënave personale e tërësisht konfidenciale të shtetasve për arsye qartazi politike nga PS e provon këtë realitet të hidhur, përtej çdo dyshimi.

“Shpesh kemi tërhequr vëmendjen se me këtë qeveri vendi po bën mbrapsh, për në rregjim totalitar de fakto, shumë e merrnin për reagimin politik të radhës. Së fundi, me patronazhistët e famshëm u dëshmua me fakte se Shqipëria po kthehet sërish në diktaturë.”,- shprehet Xhixho më tej në një postim të shpërndarë në rrjetet sociale.

Postimi i saj i plotë:

Shpesh kemi tërhequr vëmendjen se me këtë qeveri vendi po bën mbrapsh, për në rregjim totalitar de fakto, shumë e merrnin për reagimin politik të radhës.
Së fundi, me patronazhistët e famshëm u dëshmua me fakte se Shqipëria po kthehet sërish në diktaturë.
Denoncimi i shpërdorimit të të dhënave personale e tërësisht konfidenciale të shtetasve për arsye qartazi politike nga PS e provon këtë realitet të hidhur, përtej çdo dyshimi.
Në 25 prill votoni masivisht për ndryshimin, për të mbrojtur demokracinë, liritë dhe të drejtat themeltare, për një ardhme evropiane për Shqipërinë !
p.s Patronazhistin tim e pres për kafe tek LSI nqs ka dyshime mbi pozicionin tim politik