Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi shpall listën me kandidatët e LSI-së në Tiranë

306
Sigal

Lëvizja Socialiste për Integrim nuk ka pritur ditët e fundit të afateve ligjore për të prezantuar ekipin e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 25 prillit.

Në të njëjtën kohë që duket se Monika Kryemadhi e ka marrë vendimin për të dalë e vetme në zgjedhje, kryetarja e LSI-së nuk ka pritur aleatin e saj Lulzim Bashën për vendimin që do të marrë koalicioni opozitar, por ka nisur njohjen e elektoratit  me kandidatët për çdo zonë zgjedhore. Formacionin politik për qytetin e Tiranës, e ka prezantuar gjatë takimeve të fundit me qytetarët.

Njësinë numër 1 në kryeqytet,  Kryemadhi ia ka besuar Erisa Xhixhos, në njësinë 2 gjatë një takimi ajo prezantoi Aldi Fushën, një emër shumë i diskutuar për shkak të akuzave që ka patur nga Partia Demokratike, ndërsa mes kandidatësh nuk mungojnë mjekët e pedagogët.

Të tjerë kandidatë të LSI për Tiranën janë emra të rëndësishëm të kësaj force politike Edmond Haxhinasto, Petrit Vasili, Floida Kërpaci, Nora Malaj, Klajda Gjosha, Përparim Spahiu, por edhe Silva Cakajn për të cilën vetë Kryemadhi u shpreh se po bëhen tentativa nga Partia Socialiste për ta larguar nga LSI

Kandidatët e prezantuar nga Kryemadhi në Tiranë

Njësia 1 Erisa Xhixho

Njësia 2 Aldi Fusha

Njësia 3 Blerdi Licaj

Njësia 4 Edmond Haxhinasto

Njësia 5 Petrit Vasili

Njësia 6 Floida Kërpaçi

Njësia 7 Klajda Gjosha

Njësia 8 Klevi pojana

Njësia 9 Erjona Bixha

Njësia 10 Nora Malaj

Njësia 11 Përparim Spahiu, Besnik Jakaj

Njësia 12 Silva Cakaj

Zall Herr Faik Basha

Vetë Kryetarja e LSI do të shfrytëzojë mundësinë për të garuar në më shumë se një qark. Emri i saj do të jetë në listat  e Elbasanit dhe Fierit.